Skip to content

I shpërthen municioni brenda armës, plagoset një

Një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është lënduar si pasojë e shpërthimit të municionit brenda armës, në Babaj të Bokës.

Pas incidentit, ushtari është transportuar fillimisht në Spitalin e Gjakovës, ndërsa më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

LEXO EDHE:  Moti kthehet në ferr! Paralajmërohen erëra të fuqishme, reshje shiu e bore dhe temperatura deri në -6 gradë

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka konfirmuar se gjendja shëndetësore e ushtarit është stabile.

LEXO EDHE:  15 gratë më të kërkuara nga drejtësia shqiptare

“Një ushtar të plagosur e kanë sjellë nga Spitali i Gjakovës. Gjendja e tij është stabile, janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtejshëm”, ka deklaruar Syla.

LEXO EDHE:  E fundit! Edi Rama bën gati ndryshimin e qeverisë! Dalin emrat e atyre që ikin, dhe postet e mëdha që do merren

Pas ekzaminimeve në Klinikën Emergjente, ushtari pritet të vijojë trajtimin në Klinikën e Ortopedisë.

 

Published inLAJMI