Skip to content

Moti kthehet në ferr! Paralajmërohen erëra të fuqishme, reshje shiu e bore dhe temperatura deri në -6 gradë

ALARM MOTI NË MAQEDONI! Erëra mbi 70 km/h, shi e borë, temperaturat bien deri në -6 gradë!

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) ka lëshuar paralajmërim për përkeqësim të motit. Të hënën, vendin do ta përfshijnë reshje shiu, borë në zonat malore dhe erëra të fuqishme që në disa momente do të kalojnë 70 kilometra në orë.

LEXO EDHE:  Protesta para Ministrisë së Arsimit,

Paralajmërimi për erë të fuqishme është veçanërisht i theksuar në pjesët perëndimore të vendit, ku pritet nivel portokalli i rrezikut.

Por kjo është vetëm fillimi i ftohjes. Të martën temperaturat do të bien ndjeshëm, ndërsa të mërkurën në mëngjes termometri në disa vende do të zbresë deri në -6 gradë Celsius.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i shoferit

Meteorologët paralajmërojnë se i ftohti do të shoqërohet edhe me mjegull në orët e mëngjesit, ndërsa nga e enjtja priten sërish reshje shiu dhe bore në zonat më të larta.

LEXO EDHE:  Rama heq dorë nga “dialogu”/ Kryeministri befason me LËVIZJEN

Dimri po troket fuqishëm në Maqedoni!

Published inLAJMI