Nga Redaksia – Kryeministri në detyrë Edi Rama po përgatit një tjetër riorganizim të kabinetit qeveritar, ku ndryshimet e paralajmëruara ngjajnë më shumë me një rishpërndarje të pushtetit mes njerëzve të tij sesa me një reformë të vërtetë qeverisëse.
Sipas skemës së ndryshimeve, Albana Koçiu largohet nga posti i zëvendëskryeministres për të kaluar drejt drejtimit të Bashkisë së Tiranës. Në vend të saj pritet të emërohet Mirela Kumbaro, e cila largohet nga Ministria e Arsimit.
Ndërkohë, në krye të Ministrisë së Arsimit pritet të vijë Evis Margariti, duke plotësuar kështu një tjetër lëvizje në kabinetin qeveritar.
Një karrige për tjetrën, por pushteti mbetet në të njëjtat duar!
Këto ndryshime ngrenë pikëpyetje të mëdha mbi qëllimin e vërtetë të këtij riorganizimi. A po kërkon kryeministri Rama të përmirësojë qeverisjen, apo po ripozicionon njerëzit e tij në postet më të rëndësishme për të konsoliduar kontrollin politik?
Mirela Kumbaro, një figurë e vjetër e kabinetit Rama, ngjitet në postin e zëvendëskryeministres
Albana Koçiu zhvendoset drejt Tiranës, për kandidaturën për kryetare të Bashkisë.
Kurse Evis Margariti merr drejtimin e Arsimit duke zëvendësuar Mirela Kumbaron.
Në këtë skemë nuk shohim një ndryshim të modelit të qeverisjes, por një riciklim të figurave të së njëjtës mazhorancë. Ndryshojnë karriget, ndryshojnë titujt, por sistemi mbetet po ai.
Rama nuk po ndryshon qeverisjen, po riorganizon pushtetin e tij!
Pyetja që shtrohet është: a janë këto lëvizje në interes të qytetarëve shqiptarë apo një tjetër manovër politike për të mbajtur nën kontroll institucionet dhe për të garantuar vazhdimësinë e pushtetit?
