Skip to content

PAMJE TË RËNDA/ Trupi i pajetë i Sel Çamit mbërrin në banesë, autorët e qëlluan

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në lagjen “1 maji” në qytetin e Fierit, ku u ekzekutua me armë zjarri Selami Hasani, i cii vetëm pak javë më parë kishte dalë nga burgu. Shekulli mëson se Hasani i njohur edhe me nofkën “Sel Çami” u ekzekutua me 7 plumba dhe humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes, pranë portës së shtëpisë së tij.

LEXO EDHE:  Fundjave e trishte, nje person nderron jete

Po ashtu i lënduar mbeti edhe nipi i tij, i cili u transportua në spital, për ndihmë mjekësore. Mësohet se Jakup Hasani ka marrë 3 plumba, më konkretisht 2 e kanë kapur në zonën e barkut dhe 1 tjetër në nofull.

LEXO EDHE:  BE jep “notën” 10 për Shqipërinë, çfarë pritet…

Ndërkohë në banesë ka mbërritur dhe trupi i pajetë i 60-vjeçarit, teksa disa familjarë shihen në lot, si pasojë e ngjarjes së rëndë.

Menjëherë pas ngjarjes, në makinën e djegur që u përdor nga autorët, policia gjeti edhe dy armë zjarri, që dyshohet se u përdorën nga autorët, të cilët janë ende të paidentifikuar.

LEXO EDHE:  A u vr*në vërtet 28 mijë shqiptarë në Luftën e Dytë Botërore?! Pëllumb Xhufi zbulon të vërtetën e madhe që cdo shqiptar ta dijë

Hakmarrja është pista kryesore ku janë përqëndruar hetimet, ndërsa për ngjarjen janë ushtruar edhe kontrolle në banesën e “Ben Qimes”, rivalit të Selami Hasanit. Ky i fundit, vite më parë ka ekzekutuar me armë nipin e “Ben Qimes”, ndërsa si pasojë e serisë së hakmarrjes janë shkaktuar të paktën 5 viktima.

Published inLAJMI