Skip to content

Aksion në Pogradec, nis prishja e ndërtimeve pa leje përgjatë lumit të Vërdovës, shemben banesa, ura dhe mure

Ka nisur prishja e objekteve të ndërtuara pa leje përgjatë shtratit të lumit të Vërdovës në Pogradec. Ndërhyrja po kryhet nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, në kuadër të projektit për rehabilitimin e lumit dhe ndërtimin e argjinaturave mbrojtëse.

LEXO EDHE:  E DHIMBSHME / Katër anëtarë të një familjeje h*mbin jetën

Sipas të dhënave, objektet janë ndërtuar prej më shumë se 20 vitesh përgjatë lumit. Bëhet fjalë për banesa, mbi 10 ura dhe mure rrethuese, të cilat pengojnë zbatimin e projektit.

LEXO EDHE:  Rama takim me të rinjtë në Manastir: Ata që duan të duartrokasin, tremben nga ata që

Në total parashikohet prishja e tre objekteve të mëdha, ndërsa deri më tani ndërhyrja për shembjen e objektit të parë është kryer pa kundërshtime nga pronarët, të cilët ishin njoftuar më herët.

LEXO EDHE:  Rama heq dorë nga “dialogu”/ Kryeministri befason me LËVIZJEN

Aksioni do të vijojë përgjatë gjithë gjatësisë së lumit, në zonën e Unazës së Pogradecit, me qëllim lirimin e hapësirave dhe krijimin e kushteve për vijimin e punimeve infrastrukturore.

Published inLAJMI