Skip to content

BE jep “notën” 10 për Shqipërinë, çfarë pritet…

Nga foltorja e parlamentit belg, komisionerja e BE-së, Marta Kos tha se Shqipëria është më e avancuara në procesin e zgjerimit, sepse në një kohë shumë të shkurtër ka mbyllur 4 kapituj.

Sipas Kos, vendit tonë i mbetet ende thellimi i reformave që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, forcimin e një gjyqësori të pavarur, si dhe në fushën e lirisë e mbrojtjen e të drejtave themelore.

LEXO EDHE:  Sa herë që pi kafe shkojë në tualet menjeherë. Çfare mund të kem? Flet doktoresha Lida Shosha.

“E dyta në radhë ndër shtetet pararojë është Shqipëria. Është më e avancuara, pasi në një kohë shumë të shkurtër kemi mbyllur katër kapituj, por mbetet ende shumë për t’u realizuar. Në thelb të reformave që ata duhet të thellojnë ka të bëjë me sundimin e ligjit, forcimin e një gjyqësori të pavarur, si dhe në fushën e lirisë e mbrojtjen e të drejtave themelore.”, tha komisionerja e BE.

LEXO EDHE:  Pse po vd*sin të rinjtë shqiptarë nga infarkti? Mjeku Altin Veshti: Zbulojeni njëherë e mirë, dhe çfarë të bëni të mos iu ndodhë

Kos iu referua edhe masave mbrojtëse që do të ndërmarrë Bashkimi Evropian për të mos lejuar bllokimin e politikave të brendshme.

“Duhet që të bëjmë kujdes që të mos fusim në Bashkimin Evropian “kuaj trojanë” si Hungaria. Nëse shtetet që bëhen anëtare shfaqin regres në fushën e ligjit, ne propozojmë bllokimin e mbështetjes financiare dhe për të kufizuar të drejtat e tyre të votës”, tha Kos.

LEXO EDHE:  Kush donte ta përfshinte Shqipërinë në S*lmin me dronë në Libi?? Vjen reagimi urgjent nga Zelensky, ja çfarë ka ndodhur

Shqipëria synon mbylljen e negociatave brenda vitit 2027 dhe anëtarësimin e plotë në BE brenda vitit 2030.

Published inLAJMI