Skip to content

Fundjave e trishte, nje person nderron jete

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fier-Seman, ku ka humbur jetën një 80-vjeçar.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti me drejtues shtetasin Vangjel Merko, 61 vjeç, është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi N. P., rreth 80 vjeç. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë në vendngjarje.

LEXO EDHE:  Rama i bindur që do ta fitojë Tiranën! Nuk guxon ta thotë. Kush do jetë kandidati i tij që është kaq mister

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit do të shoqërohet në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

READ MORE:  Agjentët e Tiranës nisen me urgjencë drejt Shëngjergjit, njoftohet për një person të vrrë, kur shkojnë aty ngelin pa mend

Njoftimi i Policisë:

LEXO EDHE:  “Indeksimi nuk mjafton”/ Rama premtim për të moshuarit:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 16:15, në aksin rrugor Fier–Seman, automjeti me drejtues shtetasin V. M., 61 vjeç, është përfshirë në një aksident rrugor me një biçikletë, që drejtohej nga shtetasi N. P., rreth 80 vjeç.

LEXO EDHE:  Soko ironizon Spiropalin: T’ia vësh fajin Belindës dhe të kursesh Ramën nuk është përballje, është negociatë

Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i biçikletës.

Ndërsa drejtuesi i automjetit do shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit rrugor.

Published inLAJMI