Skip to content

Pse po vd*sin të rinjtë shqiptarë nga infarkti? Mjeku Altin Veshti: Zbulojeni njëherë e mirë, dhe çfarë të bëni të mos iu ndodhë

Arrestet kardiake në moshë të re, po shtohen edhe në vendin tonë.

Mbrëmjen e sotme në studion e Top Story, mjeku Altin Veshti u shpreh se faktori i parë është stresi, e më pas renditen arsyet e tjera.

“Stresi është term i përgjithshëm që nis nga momenti që del nga shtëpia. Stresi mund të shkaktojë ulçër në stomak pa pasur fare probleme me stomakun.

LEXO EDHE:  Incident gjatë largimit të Jakup Krasniqit nga shtëpia, pjesëtarët e EULEX-it dyshohet se u drejtuan armët familjarëve të tij (Video)

Në Shqipëri stresi është shumë më i lartë se në Perëndim. Stresin e vendos si faktorin më të rëndësishëm, pastaj pirja e cigares, diabeti, jeta sedentare, stimulantët…

Minimalisht duhet të bëhet palestër ose ecje, tre herë në javë. Palestra i mbledh të gjitha. Por dhe në këtë rast duhet kontroll dhe mirë është që çdo njeri çdo vit duhet të bëhet një EKO dhe një EKG”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:  Nga shiu te dëbora dhe temperaturat nën zero, çfarë pritet të ndodhë me motin gjatë javës që vjen

“Arresti kardiak te të rinjtë shkaktar janë lodhja, stresi, pagjumësia, qëndrimi për orë të gjata natën në video-lojëra. Po ashtu dhe sëmundje të trashëguara. Çdo vdekje e papritur në një familje, duhet të gjithë anëtarët të bëjnë një kontroll për të parë nëse e kanë apo jo këtë faktor”, tha kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

Published inLAJMI