Prokuroria e Elbasanit, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP), ka zhvilluar një operacion në Gramsh, ku janë sekuestruar rreth 400 gramë kokainë në dy banesa.
Kontrollet janë ushtruar në banesat e dy shtetasve me inicialet T.H. dhe R.H., të cilët ndodheshin nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Pavarësisht kësaj mase, ata dyshohet se vijonin aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Ndërkohë, hetimet kanë përfshirë edhe oficerë të policisë zonale, të dyshuar për shpërdorim detyre.
Dyshohet se ata nuk kanë kryer kontrollet e nevojshme për të verifikuar nëse dy personat respektonin masën e sigurisë.
Operacioni dhe hetimet vijojnë, ndërsa njëri prej personave nën hetim rezulton të jetë përfshirë edhe më parë në aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike.
