Skip to content

Nga shiu te dëbora dhe temperaturat nën zero, çfarë pritet të ndodhë me motin gjatë javës që vjen

Pas një fundjave relativisht të qetë, java e re pritet të sjellë një ndryshim të ndjeshëm të kushteve atmosferike në të gjithë vendin. Sipas sinoptikanëve, masat ajrore të lagështa dhe më të ftohta do të përfshijnë territorin shqiptar që prej ditës së hënë, duke sjellë rikthimin e reshjeve dhe rënien e ndjeshme të termometrit.

Dita e hënë dhe e martë do të karakterizohen nga vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar, të cilat në zonat veriore dhe veriperëndimore mund të shfaqen herë pas here në formën e rrebesheve.

LEXO EDHE:  Zjarr masiv në një fabrikë ëmbëlsirash

Në lartësitë mbi 1200 metra në verilindje dhe juglindje, reshjet pritet të jenë në formë dëbore. Duke nisur nga dita e mërkurë dhe deri në fund të javës, parashikohet një përmirësim gradual i motit me largimin e vranësirave dhe rikthimin e kthjellimeve, por kjo do të shoqërohet me një ftohje të mëtejshme të motit, sidomos në orët e para të mëngjesit dhe gjatë natës.

LEXO EDHE:  “T’i mbrojmë të vegjlit nga çdo formë dhune dhe s

Vlerat termike do të pësojnë rënie me disa gradë krahasuar me ditët e kaluara. Në zonat malore temperaturat minimale do të zbresin në vlera negative, nga -2°C deri në 0°C, ndërsa maksimalet nuk do t’i kalojnë 8°C.

Në ultësirën perëndimore, përfshirë edhe kryeqytetin, minimalet do të luhaten nga 3°C deri në 6°C, ndërsa vlerat maksimale do të variojnë nga 12°C deri në 15°C. Ndërkohë, në zonat bregdetare moti do të jetë disi më i butë, me minimale rreth 7°C dhe maksimale që pritet të arrijnë deri në 16°C.

LEXO EDHE:  Ndarja me Bes Kallakun nuk ishte asgjë! Xhensila Myrtezajt i ndodh e KEQJA E MADHE

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi mesatare, por në bregdet pritet të jetë herë pas here e fortë, duke gjeneruar dallgëzim të moderuar në detet Adriatik dhe Jon. Autoritetet dhe meteorologët këshillojnë drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar në akset rrugore malore për shkak të lagështisë dhe ngricave të mundshme në orët e mëngjesit

Published inLAJMI