Skip to content

Rama takim me të rinjtë në Manastir: Ata që duan të duartrokasin, tremben nga ata që

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Manastir, në Europe House, pati edhe një takim me të rinjtë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Presheva, si dhe me rektorë e përfaqësues të universiteteve.

LEXO EDHE:  po hetohej

Në mbyllje të fjalimit të tij pasi foli për arsimin e identitetin kulturor, kreu i qeverisë mori duartrokitje nga salla. Teksa shprehu mirënjohje Rama dha dhe një koment në lidhje me vazhdën e protestave në Shqipëri.

“Sot është një kohë pak e veçantë sepse ata që duan të trokasin tremben nga ata që gjuajnë me gurë, ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk të flasin, e për shkak të një kohe që është kalimtare sigurisht, duartrokitjet janë më të mirëpritura se zakonisht”, tha Rama.

Published inLAJMI