Skip to content

KRlM tr*nditës! I riu vr*t të dashurën në shtëpi, më pas telefonon policinë dhe …

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë mëngjesin e së enjtes, më 26 nëntor 2026, ku një e re me origjinë rumune është gjetur pa shenja jete në banesën ku jetonte me partnerin e saj.

Ngjarja ka ndodhur në Ponte Buggianese, në provincën e Pistoias.

Viktima është identifikuar si Ionela Miruna, ndërsa i dyshuari kryesor për vrasjen e saj është partneri 25-vjeçar, Andrea Nardini.

Sipas raportimeve të mediave italiane, i riu dyshohet se e ka sulmuar për vdekje të dashurën brenda banesës së tyre.

LEXO EDHE:  Monika Lubonja poston fotot e monumenteve të dëmtuara në kryeqytet, thirrje qytetarëve para protestës së 28 nëntorit: Mos plagosni simbolet që na bashkojnë

Pas krimit, ai është larguar nga shtëpia dhe ka telefonuar numrin e emergjencës 112, duke njoftuar autoritetet se e dashura e tij kishte vdekur.

LEXO EDHE:  Provat mund te zhduken brenda disa …! Paralajmërimi amerikan për SPAK-un

Policia dhe ekipet e emergjencës kanë mbërritur në banesë, ku kanë konstatuar vdekjen e së resë.

Ndërkohë, 25-vjeçari më pas i ka dhënë fund jetës së tij.

Hetuesit kanë nisur mbledhjen e provave, ndërsa motivi që dyshohet se çoi në kryerjen e këtij krimi mbetet ende i panjohur.

LEXO EDHE:  Moti tërbohet në vend! Stuhia e fuqishme përmbyt rrugët, gurët bien nga malet – situatë alarmante!

Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm një ditë pas Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.

Prokuroritë e Pistoias dhe Firences po bashkëpunojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të tragjedisë.

Published inLAJMI