Skip to content

Provat mund te zhduken brenda disa …! Paralajmërimi amerikan për SPAK-un

Një paralajmërim i fortë për hetuesit dhe prokurorët shqiptarë është përcjellë në emisionin “Skenë Krimi”: provat dixhitale mund të zhduken dhe, nëse nuk kërkohet ruajtja e tyre në kohë, hetimet mund të humbasin gjurmë të rëndësishme.

Në deklaratën e përfaqësuesit amerikan në Tiranë, të lexuar në studio, theksohet se prova të rëndësishme mund të ndodhen në serverët e kompanive amerikane, në email-e, rrjete sociale dhe hapësira ruajtjeje në cloud.

LEXO EDHE:  Historia si në filma! Ky është shqiptari që u fut nga “ullukët” dhe i vodhi shtëpinë Princit të Anglisë! E pabesueshme çfarë mori

Mesazhi për institucionet shqiptare është i qartë: duhet të dinë si t’i kërkojnë këto të dhëna dhe të veprojnë shpejt përpara se ato të fshihen.

Por çfarë duhet të bëjë SPAK?

LEXO EDHE:  Reshje intensive/ Përmbytet Durrësi, raportohet vështirësi në qarkullim

Si mund të ndiqen gjurmët e parave që kalojnë përmes kriptovalutave, kompanive guaskë dhe transfertave ndërkombëtare?

Deklarata nuk përmend dosje apo zyrtarë konkretë dhe nuk konfirmon dorëzimin e një pakete provash te SPAK. Ajo vë në fokus nevojën për bashkëpunim ndërkombëtar, ruajtjen e të dhënave dhe hetime që mund të çojnë nga gjurma dixhitale te personat përgjegjës.

Published inLAJMI