Skip to content

Vjen njoftimi i rendesishem per motin neser

Instituti i Gjeoshkencave informon se nesër (e premte, dt. 13) priten reshje me intensitet të lartë kryesisht në veri të vendit. Në qarqet Shkodër dhe Kukës mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

LEXO EDHE:  Luana Vjollca rikthehet në Top Channel, zbulohet formati dhe kur nis

Në zonat urbane në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës dhe Vlorë mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Ndërkohë sot pasdite priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës shoqëruar me shtrëngata, ndërsa në qarqet Lezhë dhe Vlorë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.

Nesër (e premte, dt. 13) priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive.

LEXO EDHE:  I riu në Dukat futet në lokal me hanxhar në dorë për të marrë (VIDEO)

Instituti i Gjeoshkencave informon se në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Në të gjithë qarqet priten shtrëngata. Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e fortë dhe në bregdet deri shumë e fortë.

Published inLAJMI