Skip to content

“Ti je e keqpërdorur!” Klodiana Lala “i ngre nervat” Berishës, ish-kryeministri shkoi në SPAK pa dokumente: Unë kam hall t’ua marr fytyrë njerëzve… (PËRPLASJA)

Sot lideri demokrat Sali Berisha u paraqit  sot në SPAK në cilësinë e kallëzuesit pa asnjë dokument me vete, për të cilën fillimisht pretendoi se ka pasur kohë për të mbledhur dokumentet.

Pyetja nëse ai sot ka dorëzuar ndonjë dokument për çështjen e Irena Gjokës u përsërit nga gazetarja Klodiana Lala, një moment që u shoqërua me tensione, pasi kryedemokrati iu hakërrye gazetares duke i thënë se është persion i keqpërdorur.

“Disa gazetarë si Klodiana Lala bëjnë si…. Ti si hiqesh si informante, kush t’i jep të dhënat? Pse nuk merr informacion nga  unë. Sepse ti je e keqpërdorur.”, iu drejtua Berisha Lalës. Gazetarja iu kundërpërgjigj duke ia bërë të qartë se detyra e sjaj është të informojë opinionin publik.

LEXO EDHE:  Tr*nditet çështja “Partizani”! Dy dëshmi të bujshme rëndojnë pozitat e Berishës në GJKKO, dalin akuzat për presion ndaj gjeneralëve!

Mirëpo kryedemokrati vijoi me ofendimet e tij ndaj gazetares, duke i thënë se ajo duhet të marrë informacione dhe nga ai. Gjatë përplasjes, lideri demokrat iu kthye Lalës duke i thënë se ai ka hall t’u marrë fytyrën njerëzve të paditur, ndërsa akuzoi gazetaren se ajo po mban qëndrim madje shtoi se ajo gjendet para SPAK për të mbrojtur njerëzit.

Kjo ishte hera e parë që Berisha mbëriti në SPAK në cilësinë e kallëzuesit, ndërsa mungesa e dokumenteve është vënë re menjëherë. Ish-kryeministri fillimish u justifikua se nuk ka pasur kohë mjaftueshëm, dhe brenda pak minutave ndryshoi qëndrim duke thënë se të gjitha dokumentet në lidhje me kallëzimin ndaj Irena Gjokës ai i ka dorëzuar që në ditën e parë që e ka kallëzuar atë.

LEXO EDHE:  Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO

Pjesë nga përplasja:

Lala: A dorëzuat në SPAK dokumentet, duke qenë se u pyetet për herë të parë?

Berisha: Të mbaroj deklaratën, se ti ke hall të mbrosh njerëzit, por unë kam hall t’ua marr fytyrën atyre që u paditën. Historia është kjo, ky vendim është marrë ga gjykatësja gjashtë muaj më parë, dhe unë thirrem në limitin e afatit kohor. Unë njoftimin e kam marrë tre ditë më parë, si ka mundësi që të pyetet kallëzuesit dhe të thirret javën e fundit, e njoftohet maksimumi katër ose pesë ditë më parë.

E shikoni ju se çfarë fytyre të vërtetë përfaqëson Irena.  Pas Irenës do të ngrihen çështrje penale ndaj Ilir Rusit, kreut të KLGJ-së, ILD-së. Padi penale ndaj tyre.  Ato dokumente që kam pasur i kam dorëzuar.

Disa gazetarë si Klodiana Lala bëjnë si…. Ti si hiqesh si informante, kush t’i jep të dhënat? Pse nuk merr informacion nga unë? Sepse ti je e keqpërdorur.

Lala: Zoti Berisha unë jam gazetare, qëllimi im është për të informuar opinionin publik.

LEXO EDHE:  Përleshje me thika, dy të plagosur brenda pak orësh, një në pranga dhe dy në kërkim

Berisha: Klodiana Lala është një person i keqpërdorur pa mëshirë.

Published inLAJMI