Skip to content

Nga viti 2027, çerdhet dhe kopshtet

Arjola Byzyka do të jetë drejtuesja e re e Drejtorisë së Çerdheve dhe Kopshteve. Këtë emërim e konfirmon vetë kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili njëkohësisht falenderon dhe i shpreh mirënjohjen Zhaneta Beqirit për 13 vitet e punës së bashku.

“Pas 13 vitesh bashkëpunimi me Zhanetën dhe me mirënjohje për kontributin e saj në drejtimin e Drejtorisë së Çerdheve dhe Kopshteve, Arjola Byzyka merr sot drejtimin e kësaj drejtorie, duke vijuar punën e nisur ndër vite.

LEXO EDHE:  Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, humb jetën 67-vjeçari në Dimal

Një nënë e dashur, profesioniste, aktiviste e palodhur dhe e përkushtuar në çdo detyrë që i ngarkohet.

Këtij ndryshimi i bashkohet edhe një lajm i bukur për të gjitha familjet: Nga viti 2027, çerdhet dhe kopshtet do të jenë falas! Një tjetër hap i rëndësishëm në mbështetje të prindërve dhe në krijimin e më shumë mundësive për fëmijët tanë”, shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj.

LEXO EDHE:  Qeveria plan për hyrjen e Tiranës/ Rrugë e re 4-korsishe 210.5 mln € nga Rinasi në Paskuqan

Arjola Byzyka vjen me eksperiencë në administratën arsimore, ku ka mbajtur detyrën e Drejtoreshës së Drejtorisë Arsimore Rajonale (DAR) Tiranë. Asokohe, ajo u shfaq në një investigim që çoi në shkarkimin e saj nga detyra e Drejtoreshës së Drejtorisë Arsimore Rajonale (DAR) të Tiranës.

Konkretisht, në vitin 2019 ajo u shkarkua nga kjo detyrë pas një denoncimi në emisionin “Stop” për gjimnazin jopublik “Skënderbej”, që jepte diploma edhe pse ishte mbyllur në vitin 2016.

LEXO EDHE:  ngjarje me pasoja te renda, dalin detajet e fundit

Emri i saj po ashtu figuron dhe në grupin teknik të punës për vlerësimin e riskut në nivel vendor të Bashkisë së Tiranës, në funksionin e Drejtorisë së Politikave Lokale Arsimore.

Published inLAJMI