Skip to content

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, humb jetën 67-vjeçari në Dimal

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në fshatin Samaticë, në bashkinë Dimal.

Viktima është identifikuar si Zenun Zeka, 67 vjeç, banues në këtë fshat. Ai dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit me të cilin po udhëtonte, duke dalë nga rruga dhe përfunduar i përmbysur në kanalin anësor.

LEXO EDHE:  Lala shpjegon hetimet që mund të fundosin Elisa Spiropalin

Si pasojë e aksidentit, 67-vjeçari ka humbur jetën. Trupi i tij është transportuar me ambulancë drejt morgut të Spitalit Rajonal Berat.

LEXO EDHE:  Vetëm 1 muaj para festave, Rama jep lajmin e madh, sa para pritet që do të marrin çdo muaj pensionistët

Ndërkohë, grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka kryer veprimet e nevojshme për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha “hap gojën” Kush është organizata që ka pasuri sa buxheti i shtetit 10 miliardë Euro? Ka arritur në stadin e kartelit Medelin

Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia e mjetit dhe mungesa e ndriçimit në rrugë.

Published inLAJMI