Skip to content

Gjobat ndaj protestuesve, Policia i drejtohet Gjykatës Administrative për lëshim urdhri ekzekutiv!

Gjobat ndaj protestuesve, Policia i drejtohet Gjykatës Administrative për lëshim urdhri ekzekutiv! Më pas përmbarimi 'merr në dorë' shlyerjen e tyre

Policia e Tiranës i është drejtuar Gjykatës Administrative për lëshim urdhri ekzekutiv për gjobat e vendosura ndaj protestuesve që kanë qenë pjesë e tubimeve të dhunshme në kryeqytet.

LEXO EDHE:  Pas 6 muajsh protestë, studentët organizohen në lëvizje kombëtare: Nuk duam lider, por përfaqësim nga çdo

Pasi protestuesit i kanë ankimuar gjobat në Polici dhe Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave i ka lënë në fuqi, dhe ende nuk është bërë pagesa vullnetare e masave administrative, Policia i është drejtuar Gjykatës Administrative për mbi 100 gjoba ndaj protestuesve, për të marrë urdhër ekzekutimi.

Qëllimi është që vendimi për gjobat të marrë ‘formë të prerë’, me qëllim që më pas të çohet në Përmbarim, i cili pritet të realizojë edhe ‘vjeljen’ e gjobës.

LEXO EDHE:  Ç’po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Në aktin Normativ të miratuar më 28 tetor, parashikohen 9 kategori gjobash që nisin nga 5.000 deri në 500.000 lekë të rinj, në varësi të shkeljes, nga bllokimi i rrugës, fshehja e identitetit në protesta, deri te mosbindja ndaj urdhrit të policisë dhe je maskuar.

Ligji gjithashtu përcakton se kur policia ka dyshime për dhunë, mund të ndalojë tubimet për 72 orë në një perimetër të caktuar. Qeveria ka krijuar edhe regjistrin e posaçëm me emrat e personave të përfshirë në akte te dhunshme gjatë manifestimeve publike.

LEXO EDHE:  Rama: Policët do pajisen me kamera trupore

Masat erdhën pas protestave të dhunshme të zhvilluara gjatë muajit tetor në Tiranëm ku protestues të maskuar shkatërruan pronën publike e private dhe sulmuan institucionet dhe efektivët e Policisë.

Published inLAJMI