Skip to content

“Dy javë dhunë ndaj të rinjve dhe asnjë polic i arrestuar” Belind Këlliçi i kërkon llogari Prokurorisë së Tiranës: Çfarë pret Arenc Çela?

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Tiranës, lidhur me ndërhyrjet e policisë gjatë protestave të studentëve dhe të rinjve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi pretendon se gjatë dy javëve të fundit janë shoqëruar dhe arrestuar rreth 1000 të rinj, mes tyre 250 të mitur.

LEXO EDHE:  BIe nje avion ushtarak, humbin jetën të 19 personat në bord

Sipas tij, ndërhyrjet e policisë kanë lënë dhjetëra persona të plagosur, ndërsa deri tani nuk është ndaluar asnjë efektiv apo drejtues policie për dhunën e pretenduar.

Këlliçi i drejtohet prokurorit të Tiranës, Arenc Çela, duke kërkuar që të hetohen veprimet e policisë dhe urdhrat e dhënë gjatë protestave.

“Po bëhen 2 javë nga nisja e valës së terrorit policor ndaj studentëve, të rinjve dhe gjimnazistëve, dhe ende Prokuroria e Tiranës nuk ka ndaluar asnjë polic, asnjë shef apo epror të përfshirë direkt ose duke dhënë urdhra në dhunën brutale që shkaktoi dhjetra të plagosur.

LEXO EDHE:  Rama tallet me opozitën: Nuk i pranojnë t’i afrohen protestës, nuk janë as fizikisht, as politikisht

Në dy javë, banditët me dhe pa uniformë, shoqëruan dhe arrestuan 1000 të rinj, mes tyre 250 të mitur, në një aksion çnjerëzor vetëm e vetëm për të ruajtur karrigen e Edi Ramës.

LEXO EDHE:  Studentët sërish në shesh! Protesta e radhës nis në orën 14:00 te Ministria e Arsimit

Para kësaj skene të madhe krimi, nuk kemi ende asnjë të ndaluar nga policia, megjithëse provat dhe dëshmitë janë parë nga gjithë shqiptarët. Edhe sa kohë i duhet prokurorit të Tiranës, Arenc Çela që të bëjë detyrën për të cilen paguhet?!”, shkruan Këlliçi.

Published inLAJMI