Skip to content

Studentët sërish në shesh! Protesta e radhës nis në orën 14:00 te Ministria e Arsimit

Një protestë kombëtare është paralajmëruar të zhvillohet sot, në orën 14:00, ku qytetarë dhe mbështetës të opozitës pritet të mblidhen në Tiranë në vijim të aksionit kundër qeverisë. Protestat kombëtare do të vijojnë me një kalendar të përcaktuar, duke u zhvilluar çdo të mërkurë dhe të shtunë, në të njëjtën orë.

Tubimi i sotëm vjen pas protestës së zhvilluar një ditë më parë, ku pati përplasje dhe tensione mes protestuesve dhe forcave të Policisë.Gjatë tubimit të së martës, protestuesit u përpoqën të qëndronin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por Policia ndërhyri për t’i zhvendosur në trotuar, me argumentin se duhej të lirohej qarkullimi i automjeteve, në zbatim të aktit normativ të qeverisë.

LEXO EDHE:  “Jam i mbrojt me shtet, i jap rrogë ministrit dhe shefit”, dalin BISEDAT e “Visit të Peqinit” dhe Franc Çopjas për trafikimin e 15 ton drogë në Europë: Kena thy rekord, na ngelën tre…

Refuzimi i një pjese të protestuesve për t’u larguar nga bulevardi shkaktoi përplasje fizike me efektivët, ndërsa situata u tensionua më tej gjatë ndërhyrjeve të policisë për shoqërimin e disa prej pjesëmarrësve.

LEXO EDHE:  “Edhe Churchill u bashkua me Stalinin”, Berisha shtrin dorën për bashkëpunim: Kemi bërë gabime, por kjo është zgjidhja përballë rrezikut. Edhe me Qorrin bashkohemi

Mes personave të shoqëruar në komisariat kishte edhe gra, vajza dhe të moshuar. Në pamjet e publikuara nga protesta u panë momente përplasjesh, ku protestues të tjerë tentuan të pengonin automjetet e policisë që po largonin personat e shoqëruar.

Ad
Gjatë një prej episodeve, një protestues me flamur u përplas me efektivët, ndërsa në bulevard u dëgjuan thirrje dhe akuza ndaj Policisë. Raportimet nga terreni evidentuan gjithashtu pretendime për përdorim force gjatë shoqërimeve.

LEXO EDHE:  Gjykata Speciale e shpall fajtor Hashim Thaçin dhe e dënon me

Protestuesit kundërshtuan ndërhyrjen e policisë, duke pretenduar se kishin marrë leje për zhvillimin e tubimit dhe se e drejta për protestë garantohet nga Kushtetuta. Nga ana tjetër, Policia argumentoi se ndërhyrja kishte për qëllim lirimin e rrugës dhe garantimin e qarkullimit.Pas tensioneve, protesta u mbyll në Sheshin Skënderbej, ku pjesëmarrësit kënduan himnin kombëtar dhe u larguan me thirrjen “Nesër më shumë”.

 

Published inLAJMI