Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend është tallur me opozitën me faktin që qytetarët nu ki pranojnë në protesta.
Sipas Ramës kjo është e dhimbshme pasi tregojnë se nuk janë as fizikisht dhe as politikisht relevantë në këtë vend.
“Komisioni Evropian i rekomandon Këshillit Evropian që në vitin 2027 të nisë përgatitjet për Traktatin e Anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Nuk ka asnjë mundësi dhe nuk ka asnjë lloj shansi që një rekomandim i tillë historik t’i bëhej Këshillit nga Komisioni Evropian në rast se vendi do të ishte ai që përpiqen me këmbë e duar, me zhurmë të shfrenuar, ata që kërkojnë që të diskutohet për protestën.
Të jesh në qeveri dhe të protestojnë kundër qeverisë është e natyrshme. Të jesh në pushtet dhe të kërkojnë llogari me protesta, gjithashtu. Të jesh në opozitë dhe të mos pranohesh t’i afrohesh protestës, është gjëja më e dhimbshme. Është fakti që vlen për të kuptuar se çfarë fare janë këta që nuk janë fare as fizikisht dhe as politikisht relevantë në këtë vend”, tha Rama./ CNA
