Skip to content

E bujshme! Bylykbashi lëshon “silurin” e dytë ndaj Berishës: Jap dorëheqjen si drejtues politik, tani ta dini mirë se erdhi koha për të

Pas platformës për demokratizimin e partive, kufizimin e mandateve të kryetarëve dhe qarkullimin e lidershipit, Oerd Bylykbashi njofton largimin nga detyra e drejtuesit politik të PD-së në Durrës, duke e argumentuar vendimin me nevojën për ripërtëritje.

Pas platformës me dhjetë propozime, Oerd Bylykbashi ka lëshuar “silurin” e dytë politik, këtë herë në prani të vetë Sali Berishës, gjatë takimit që kryetari i Partisë Demokratike po zhvillon me demokratët e Durrësit.

Deputeti demokrat ka njoftuar se një javë më parë ka dorëzuar detyrën e drejtuesit politik të qarkut Durrës, por ajo që merr rëndësi politike në deklaratën e tij është argumenti me të cilin ka shoqëruar largimin: vetëm në këtë mënyrë çohet përpara ripërtëritja.

“Dëshiroj t’ju falënderoj, sepse kjo është hera e fundit që ju drejtohem si drejtues politik i qarkut Durrës. Një javë më parë kam dorëzuar detyrën. Mendoj që vetëm në këtë mënyrë çohet përpara ripërtëritja. Kushdo ta marrë detyrën, i uroj ta çojë përpara PD-në drejt fitores”, deklaroi Bylykbashi.

LEXO EDHE:  Vrasja e Liridona Ademajt/ Apeli merr vendimin përfundimtar, ja sa vite burg do të vuajnë Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla

Deputeti demokrat bëri edhe një dallim mes largimit nga funksionet drejtuese dhe largimit nga beteja politike, duke theksuar se kontributi në parti nuk kushtëzohet nga mbajtja e një posti.

“Kush largohet nga beteja është tradhtar, por kush largohet si unë është aty për të luftuar si ushtar i thjeshtë”, tha ai.

Pas takimit me Ambasadorin e SHBA, deputeti Oerd Bylykbashi i jep 10 “shuplaka” të forta Sali Berishës 23 Tetor, 18:42
Deklarata e Bylykbashit në Durrës vjen pas platformës politike që deputeti demokrat paraqiti disa javë më parë, në të cilën kërkonte t’i jepej fund përqendrimit të pushtetit në duart e një personi në partitë politike, mitizimit të liderit si i pazëvendësueshëm dhe qëndrimit të përjetshëm në funksionet drejtuese.

LEXO EDHE:  Tronditet politika! Altin Dumani i “hipën avionit” për të marrë në pyetje njeriun e shumëkërkuar! Dëshmia e tij do shkundë VENDIN

Në atë platformë, Bylykbashi kërkonte qarkullimin demokratik të lidershipit, rinovimin e strukturave drejtuese dhe kufizimin në dy mandate radhazi të qëndrimit të kryetarëve të partive dhe drejtuesve të forumeve e strukturave në bazë, duke llogaritur edhe mandatet e mëparshme.

Ai kërkonte gjithashtu që listat e kandidatëve për deputetë dhe kryebashkiakë të mos ishin më monopol i kryetarëve të partive, por të kishin pëlqimin e anëtarësisë dhe komunitetit.

Propozimet përfshinin edhe hartimin e një Kodi të ri Zgjedhor, shfuqizimin e ndryshimeve kushtetuese të prillit 2008, rikthimin e referendumeve, transparencën e financimeve partiake dhe shkëputjen e partive nga individët e përfshirë në veprimtari kriminale.

Siç kemi evidentuar edhe në shkrimin e mëparshëm, ndonëse platforma u drejtohej të gjitha partive politike, një pjesë e konsiderueshme e propozimeve prekin drejtpërdrejt edhe mënyrën e organizimit dhe drejtimit të Partisë Demokratike.

Nëse në platformën e parë Bylykbashi kërkonte qarkullimin e lidershipit dhe ripërtëritjen e drejtimit të partisë, këtë herë ai e ka konkretizuar këtë parim me largimin nga funksioni që mbante vetë.

LEXO EDHE:  Dosja e 210 mijë eurove, prishet vendimi që e shpalli të pafajshëm Luiz Ejllin

Madje, në përfundim të fjalës së tij, Bylykbashi iu referua pikërisht Sali Berishës për të nënvizuar rëndësinë e qëndrimit besnik ndaj parimeve.

“Në 19 vite që kam punuar me doktor Berishën, nëse do të zgjidhja një nga mësimet e jashtëzakonshme që kam marrë, ka qenë: qëndroju parimeve pa lëkundje. Duhet t’u qëndrojmë atyre, sepse vetëm ashtu shkojmë me kokën lart drejt fitores”, deklaroi ai.

Bylykbashi nuk i kërkoi nominalisht Berishës të largohej, por në prani të tij artikuloi një parim të qartë politik: largimi nga një post drejtues nuk nënkupton braktisjen e partisë dhe as të betejës politike.

Disa javë më parë e kërkoi ripërtëritjen në platformën e tij. Sot, përpara Berishës, njoftoi se kishte nisur ta zbatonte te vetja.

Published inLAJMI