Skip to content

Dosja e 210 mijë eurove, prishet vendimi që e shpalli të pafajshëm Luiz Ejllin

Gjykata e Lartë ka rikthyer në gjykim çështjen penale ndaj këngëtarit Luiz Ejlli, duke prishur vendimin e Apelit të Tiranës që e kishte shpallur të pafajshëm për falsifikim dokumentesh. Dosja do të shqyrtohet sërish nga një tjetër trupë gjykuese në Apel.

Çështja lidhet me falsifikimin e një akti noterial dhe justifikimin e një shume prej 210 mijë eurosh. Sipas akuzës, në kohën kur i ishte hequr licenca e noterit, Ejlli kishte vijuar të përdorte vulën noteriale.

LEXO EDHE:  Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”? Nga masakra me dy të vrarë në Fier te arrestimi nga RENEA dhe lirimi nga burgu

Në tetor të vitit 2024, Gjykata e Shkallës së Parë në Fier e dënoi këngëtarin me një vit burgim. Ndërsa Fatmir Abdurramani, i përfshirë gjithashtu në këtë çështje, u dënua me 18 muaj burg.

LEXO EDHE:  T*rmet i fuqishëm në këtë vend! Lëkundjet ndihen deri në…

Por në maj të vitit 2025, Gjykata e Apelit në Tiranë ndryshoi vendimin e shkallës së parë dhe shpalli të pafajshëm të dy të pandehurit, pas ankimit të mbrojtjes.

LEXO EDHE:  Fatkeqësi që PS nuk ka

Tashmë, vendimi i Gjykatës së Lartë e rikthen çështjen në Apel për një shqyrtim të ri. Kjo do të thotë se pafajësia e dhënë nga Apeli është prishur, ndërsa çështja do të gjykohet nga një trupë tjetër.

Published inLAJMI