Skip to content

Vrasja e Liridona Ademajt/ Apeli merr vendimin përfundimtar, ja sa vite burg do të vuajnë Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla

Naim Murseli dyshohet se porositi vrasjen e gruas së tij për shkak të problemeve martesore dhe dëshirës për të përfituar nga siguracioni në Suedi, ku Liridona Ademaj kishte paguar 3 milionë korona suedeze për sigurimin e jetës së saj.

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, për shpalljen fajtorë dhe dënimin me burgim të përjetshëm të Naim Murselit dhe Granit Plavës, si dhe dënimin me 30 vjet burgim të Kushtrim Kokallës, për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.

LEXO EDHE:  Lajm i dhimbshëm! Ndahet nga jeta papritur ish PROKURORI i Përgjithshëm i Shqipërisë, vjen deklarata e fortë

Kolegji i Apelit që mori vendimin për këtë rast përbëhej nga Mentor Hajra- kryetar, Xhevdet Abazi- gjyqtar referues dhe Arben Hoti- anëtar.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, është vërtetuar se i akuzuari Naim Murseli, për shkak të raporteve të çrregulluara familjare dhe martesore, si dhe për shkak të mllefit e dëshirës për hakmarrje, kishte bërë plan ta largonte Liridonën nga jeta e tij.

Sipas aktgjykimit, pas datës 25 qershor 2022, kur ishte paguar polisa e sigurimit të jetës në emër të Liridona Ademajt, në shumën prej 3,000,000 korona suedeze, Murseli kishte synuar që, përveç vrasjes, të përfitonte edhe financiarisht nga kompania e sigurimit.

LEXO EDHE:  “Kërkesat ranë në vesh të shurdhër”, Veliaj sot për konsultë mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit, nesër pritet të kryhet operimi

Nga ana tjetër, raporti i Institutit të Psikiatrisë Forenzike të Kosovës ka konstatuar se Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt, nuk ka pasur çrregullime apo sëmundje mendore në kohën e kryerjes së krimit. Edhe në seancën e 22 shtatorit 2025, ekspertët Shpend Haxhibeqiri dhe Bujar Obërtinca, konstatuan se të akuzuarit Murseli dhe Plava nuk kanë çrregullime mendore.

Në seancën fillestare të mbajtur më 31 janar 2025, Naim Murseli u deklarua i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, Granit Plava nuk u deklarua pjesërisht fajtor, kurse Kushtrim Kokalla tha se nuk deklarohet pa u konsultuar me mbrojtjen. Ndërkohë fajtor u deklarua i akuzuari Tom Dodaj. Ky i fundit, pasi pranoi fajësinë u dënua nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 5 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë.

LEXO EDHE:  Rama:“Pensionistëve u kemi një borxh që nuk e shlyejmë dot”,Por nga 1 janari....

Por, Gjykata e Apelit me vendimin e 10 dhjetorit 2025, ndryshoi vendimin e ‘Themelores’, duke e dënuar Dodajn me 3 vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë për shitjen e armës.

Published inLAJMI