Alba Pollozhani, banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, ka lënë shtëpinë e famshme. Lajmi është konfirmuar përmes një njoftimi zyrtar të publikuar në faqen e Big Brother VIP Kosova në Facebook. Megjithatë, ende nuk janë bërë të ditura arsyet e largimit të saj nga gara.
Publiku pritet të informohet në ditët në vijim për detaje shtesë lidhur me këtë largim të papritur.
Pas daljes nga Big Brother VIP Kosova, Alba ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke shpërndarë një postim mbështetës nga Yll Dreshaj, ish-banor i “Ferma VIP”.
Në postimin e publikuar, Ylli e përgëzon Albën për vendimin e saj, duke theksuar maturinë dhe forcën që ajo tregoi gjatë rrugëtimit në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
Ai shkruan se Alba u përball me manipulime.
“Ky ishte vendimi më i duhur i jetës tënde”, thuhet ndër të tjera në mesazh, duke shtuar se Alba ishte “kryevepra dhe kryefjala e këtij Big Brother”

