Skip to content

Rrëzohet avioni i Forcave Ajrore në Nigeri, në bord ndodheshin dhjetëra pasagjerë, vijojnë kërkimet

Një avion i Forcave Ajrore Nigeriane është rrëzuar në Igbokoda, në shtetin Ondo, teksa në bord dyshohet se ndodheshin 32 persona.

Avioni, një ATR-42 me numër regjistrimi NGR 931, ishte nisur në një mision rutinë nga Benini drejt Lagosit, kur ndodhi incidenti të hënën.

Ministri i Aviacionit dhe Zhvillimit të Hapësirës Ajrore, Festus Keyamo, tha se avioni u zhduk nga radari pasi kontrollorët e trafikut ajror humbën kontaktin me të rreth orës 09:13.

LEXO EDHE:  34-vjeçarja rrëfen momentet e tm*rrit me dajën e Zegjinesë: Ja si u tentua të fshihej ngjarja

Sipas tij, përpjekjet për të rivendosur komunikimin radio me avionin rezultuan të pasuksesshme, përpara se të mbërrinte informacioni se avioni ishte rrëzuar pranë Bazës Detare në Igbokoda.

LEXO EDHE:  Rama paralajmëron rritjen e taksave për apartamentesh bosh: Nuk mund të mbahen si depo pasurie

Ministri Keyamo tha se rrënojat e avionit ishin lokalizuar më pas, duke shtuar se informacionet paraprake tregonin se në bord ndodheshin 25 pasagjerë dhe shtatë pjesëtarë të ekuipazhit.

Megjithatë, ministri nuk bëri të ditur gjendjen apo identitetet e personave në bord, pasi operacionet e kërkim-shpëtimit ishin ende duke u zhvilluar.

Duke konfirmuar incidentin, Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun dhe Informacionit të Forcave Ajrore Nigeriane, Air Commodore Ehimen Ejodame, tha se shërbimi kishte aktivizuar menjëherë operacionet e kërkim-shpëtimit, në bashkëpunim me autoritetet përkatëse dhe agjencitë e reagimit ndaj emergjencave.

LEXO EDHE:  Kursi i këmbimit për sot, 19 nëntor/ Ja sa këmbehen euro dhe dollari

Ai tha se avioni po kryente një fluturim rutinë nga Benini drejt Lagosit kur ndodhi aksidenti.

Published inLAJMI