Skip to content

34-vjeçarja rrëfen momentet e tm*rrit me dajën e Zegjinesë: Ja si u tentua të fshihej ngjarja

Në një emision televiziv është trajtuar sot historia e një 34-vjeçareje, e cila ka zgjedhur të flasë publikisht për atë që pretendon se ka përjetuar gjatë marrëdhënies me ish-bashkëjetuesin e saj, 52-vjeçarin Bledar Bakaj, dajën e deputetes socialiste Zegjine Çaushi.

Në një rrëfim të mëparshëm, ajo deklaroi se ishte mbajtur peng, dhunuar dhe përdhunuar prej tij. Akuza të rënda, të cilat Bakaj i ka mohuar. Por ngjarjet morën një tjetër përmasë më 13 shtator 2026, në fshatin Suk të Roskovecit. Pavarësisht një urdhri mbrojtjeje, Bakaj shkoi në banesën e ish-bashkëjetueses së tij. Pas një konflikti, ai dyshohet se plagosi me drapër në këmbë babanë 67-vjeçar të saj. Policia e arrestoi rreth gjysmë ore pas ngjarjes.

Për këtë episod, Gjykata e Fierit caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Ndërkohë, më 9 nëntor 2026, gjykata pranoi sërish kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” ndaj 52-vjeçarit, ndërsa Prokuroria vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEXO EDHE:  Dëshmia/ Si e masakruan të riun në komisariat dy policët e Ramës (Video)

“Më futi në makinë gjoja sikur do më çonte mua në për vizitë. Babait i tha që do të më dërgonte me ambulancë në Tiranë, por më çoi në shkurret e Vlorës dhe më përdhunoi.

Më ka përdhunuar edhe në sy të djalit të tij 10-vjeçar, më ka dhunuar dhe përdhunuar. Edhe atë fëmijë e ka dhunuar shumë, mirë që shpëtuam kokën prej tij. Ai fëmijë duhet të ketë një ngarkesë shumë të madhe.

LEXO EDHE:  Beatrix ndan lajmin e ndjere per te shtrenjten e saj

Gjithçka për mua zgjati 45 ditë, por më duket sikur ka kaluar 450 vite. Më thoshte e ke vendin në varreza, do të të fus në një kuti xhami të të shoh kur të shkëputet mishi nga kocka.

LEXO EDHE:  Ligji i ri! 1 vit burg për shefin ose kolegun që të fyen dhe të poshtëron në punë

Më tha po tregove gjë do të të thyej një këmbë e një krah.

Kam ikur me djalin, nëpër ullishte, nëpër ferrat, nëpër kanale.

Djali më shpëtoi, djali bën 15-vjeç tani, thoshte lëre të ikë se po e mban peng, ai e rrihte çdo padite. Mbante thikë dhe sëpatë”, rrëfen 34-vjeçarja.

Published inLAJMI