Skip to content

Rama paralajmëron rritjen e taksave për apartamentesh bosh: Nuk mund të mbahen si depo pasurie

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi një regjim të ri taksimi për apartamentet që mbahen bosh dhe nuk hidhen në tregun e qirave, me synimin për të rritur ofertën e banesave dhe për të lehtësuar aksesin e familjeve të reja në strehim.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama tha se në paketën e re fiskale parashikohet rritja e taksës për apartamentet e pabanuara, duke vënë në fokus veçanërisht pronat e blera nga shtetas të huaj. Sipas tij, nuk është e drejtë që apartamentet të mbahen bosh si depo pasurie, ndërkohë që shumë familje të reja përballen me çmime të larta qiraje.

LEXO EDHE:  Incident tr*nditës në Klinikën e Gjinekologjisë: Foshnjës dyditëshe i pritet një pjesë e gishtit me gërshërë!

Sipas tij, kjo masë nuk synon të cenojë të drejtën e pronësisë apo të ndëshkojë investitorët, por të nxisë përdorimin produktiv të banesave dhe zgjerimin e ofertës në tregun e qirave.

“Ne do të përfshijmë në këtë politikë të re edhe zgjerimin e stokut të banesave që ndërtohet nga vetë fondi i strehimit. Kështu që nuk mund të kemi një realitet ku apartamentet mbahen bosh si depo pasurie ndërkohë që për shumë familje të reja qiraja bëhet e lartë dhe ndaj në paketën fiskale ka edhe një propozim tjetër për të rritur taksën për apartamentet që mbahen bosh. Duke patur parasysh në radhë të parë ata që janë blerës të huaj. Nga ana tjetër, regjimi i ri i taksimit për apartamentet e mbajtura bosh që nuk hidhen në tregun e qirave nuk është qasje agresive ndaj pronës dhe të drejtës së njerëzve për të administruar pronën si të duan, as për të ndëshkuar ata që investojnë, por për të nxitur një përdorim produktiv në aspektin social të stokut të banesave dhe për të ndihmuar që tregu i qirave të ketë një ofertë më të gjerë. Kjo shkon me të njëjtin logjikë me trajtimin e diferencuar të pronave të luksit, përfshirë vilave në bregdet apo konsumin e ujit të pishinave. Është koha që të ndahen kategoritë. Apartamentet e dyta janë një gjë, vilat në bregdet janë një gjë tjetër. E njëjta gjë vlen edhe për makinat e luksit. “, tha ai.

Published inLAJMI