Skip to content

Analisti i “qeverisë” zbulon mesazhin e “fshehtë” të Ramës për deputetët e tij që kanë nisur të ikin: Mos harroni se…

Pasi u përjashtua nga Partia Socialiste, Elisa Spiropali mbajti sot një konferencë për mediat, ku pohoi se betejën e saj do ta vazhdojë brenda kampit socialist. Ajo theksoi se Partia Socialiste duhet të hapë garën brenda saj për t’iu përgjigjur kërkesave të kohës.

Analisti Albatros Rexhaj, i ftuar në “Opinion”, tha se qëndrimi i saj nuk kishte përmbajtje, ndërsa shtoi se priste më shumë prej saj.

Gjatë diksutimit në studio, Rexhaj tregoi një detaj, që sipas tij, Rama ua ka komunikuar deputetëve socialistë në një mbledhje partie. Sipas tij, Rama u është drejtuar deputetëve duke lënë të nënkuptohet se nuk shqetësohet për numrat, pas largimit të Spiropalit dhe Marjana Koçekut.

LEXO EDHE:  Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, humb jetën 67-vjeçari në Dimal

“Prita më shumë përmbajtje, pashë taktizim. Në mbledhjen e fundit që ka pasur Rama me partinë, ju ka thënë: “Ne i kemi fituar 83, por mos harroni që unë qeveris me 71. Domethënë kush e ka ndërmend me ec, të ecë.” Mesazhi ishte i qartë. Unë në këtë studio kam thënë, kur më ke pyetur a duhet të përjashtohet, kam thënë po. Sepse partia politike është një strukturë e disiplinuar.

Kjo ndodh kudo në botë: ti ose je brenda vijës, ose je jashtë vijës; aty nuk ka mes. Shiko çfarë bën Presidenti Trump… Presidenti Trump u fik njerëzve karrierën politike..Prisja substancë, arsyet e rebelimit të saj dhe projekt për hapa më tutje, atë nuk e pashë“, theksoi ai.

LEXO EDHE:  Ndjej faj që pushteti

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka komentuar mundësinë e përfshirjes së saj në drejtimin e një qeverie tranzitore, duke theksuar se marrja e posteve politike nuk ka qenë asnjëherë synimi i saj që prej hyrjes në politikë.

E ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, Koçeku u shpreh se për të më i rëndësishëm është rrugëtimi politik dhe qëndrimi pranë qytetarëve, sesa mbajtja e një pozicioni të caktuar në institucione.

LEXO EDHE:  Kujdes sot! Mot i çmendur, Mbrojtja Civile paralajmëron përmbytje në këto qytete, ja çfarë duhet të bëni me urgjencë

“Pozicionet e caktuara nuk kanë qenë asnjëherë qëllimi im që kur i kam hyrë politikës. Për mua është e rëndësishme të kem një rrugëtim të shëndetshëm. Kjo nuk përcaktohet domosdoshmërisht përmes pozitave të caktuara politike. I vlerësoj dhe është një vlerësim i madh edhe nga ana e qytetarëve që herë pas here e artikulojnë këtë. E marr si një vlerësim të jashtëzakonshëm”, u shpreh Koçeku.

Ajo theksoi se aktualisht vëmendjen e ka të përqendruar te zhvillimet politike dhe protestat në sheshet e Tiranës.

“I rëndësishëm është rrugëtimi dhe ajo që ndodh në sheshet e Tiranës. Unë aty e kam vëmendjen më shumë”, deklaroi deputetja e pavarur.

Published inLAJMI