Një shpërthim është regjistruar në orët e fundit në fshatin Lalm të Ri, në Lezhë, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa persona të lënduar.
Sipas informacionit paraprak, nga ngjarja nuk raportohet për të lënduar në njerëz, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje pritet të kryhen veprimet përkatëse nga autoritetet, të cilat do të përcaktojnë rrethanat dhe shkaqet e shpërthimit.
Deri më tani nuk ka të dhëna të tjera zyrtare lidhur me natyrën e shpërthimit apo përgjegjësit e mundshëm.
