Skip to content

TRAGJEDI NË KRYEQYTET/ I mori çelësat e makinës fshehurazi nënës, humb jetën 15-vjeçari shqiptar, mes tyre edhe

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 15-vjeçari dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën “Dimokratias”, në zonën Luka, në periferi të Athinë.

Sipas informacioneve paraprake, një nga adoleshentët kishte marrë fshehurazi nga çanta e nënës çelësat e automjetit dhe më pas, së bashku me dy shokët e tij – mes tyre edhe një 15-vjeçar shqiptar – kishin dalë për të qarkulluar në rrugët e zonës.

LEXO EDHE:  “Ky është Parlamenti bosh”/ Topalli: Turp, po kaloni 10 miliardë dollarë pa kryetar Kuvendi e pa kryeministër

Në rrethana që ende nuk janë sqaruar, automjeti, i cili po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

LEXO EDHE:  “Gjithë ditën e kaluam në spital”, Selin ndan mesazhin e papritur

Si pasojë e përplasjes, njëri prej të miturve ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër janë transportuar në spital në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  24-vjeçarja ra nga dritarja e taksisë, zbulohen detaje të reja/

Policia ka njoftuar se drejtuesi i automjetit është ndaluar në spital, së bashku me prindërit e tij. Trupi i viktimës është dërguar në morg për veprime të mëtejshme mjeko-ligjore.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit po kryhen nga policia rrugore e Drejtorisë së Atikës Lindore.

Published inLAJMI