Skip to content

“Gjithë ditën e kaluam në spital”, Selin ndan mesazhin e papritur

Lajmifundit / 17 November 2026, 22:36

Showbiz

Selin Bollati ka ndarë me ndjekësit një postim në Instagram, ku tregon se e ka kaluar gjithë ditën në spital, pa zbuluar arsyen apo personin që ka pasur nevojë për kujdes mjekësor.

Në fotografinë e publikuar, ajo shfaqet pjesërisht pas një buqete të madhe me trëndafila të kuq. Krahas saj, Selin ka shkruar një mesazh me nota ironie:

“Gjithë ditën e kaluam në spital”, Selin ndan

“Gjithë ditën e kaluam në spital sot, ndaj herën tjetër kur të postoj, do sigurohem mos të kemi plane në ditën pasardhëse…”

LEXO EDHE:  Edi Rama hedh në “gojën” e SPAK Belinda Ballukun, kryeministri i kërkoi nga

Mesazhin e ka shoqëruar me një emoji që shkel syrin, duke lënë të kuptohet një lidhje ironike mes postimeve të saj dhe të papriturave që pasojnë. Megjithatë, ajo nuk ka shpjeguar se cilit postim të mëparshëm i referohet apo çfarë ka ndodhur konkretisht.

LEXO EDHE:  Erjon Vishkulli kthehet nga Italia: Asnjë pendesë që mora pjesë në protestë

Nga kjo story nuk bëhet e qartë nëse Selin ka qenë vetë për kontrolle apo ka shoqëruar dikë tjetër. Gjithashtu, ajo nuk jep hollësi për gjendjen shëndetësore apo për planet që janë ndryshuar.

Published inLAJMI