Skip to content

Mes lotësh e dhimbjes, përcillen për në banesën e fundit katër anëtarët e familjes Kola

Mes dhimbjes e lotëve të afërmit e familjes së Arti Kolës, kanë hapur dyert e mortit për të përcjellë drejt banesës së fundit të dashurit e tyre që humbën jetën tragjikisht në Itali.

LEXO EDHE:  Rama tallet me opozitën: Nuk i pranojnë t’i afrohen protestës, nuk janë as fizikisht, as politikisht

Në fshatin Gryksh të Peqinit 4 arkëmortet e familjes Kola mbërritën në orën e para të ditës së sotme. Qindra shqiptarë u bashkuan në një dhurim parash për të bërë të mundur ardhjen e trupave në Shqipëri.

LEXO EDHE:  U dënua për kultivim nark*tikësh/ Apeli shpall të pafajshëm vëllain e ish-deputetit socialist

Familjarët më të afërt, nëna e Arti Kolës dhe vëllai i tij e familjarë të tjerë do të presin ngushëllimet për vdekjen tragjike të 4 personave nga e njëjta familje. Qindra njerëz të pranishëm në përcjelljen e fundit të familjes Kola, mes heshtjes e zisë që ka kapluar këtë fshat sot.

LEXO EDHE:  Elektricisti nga Elbasani humbi jetën gjatë stuhisë në Himarë, priste të bëhej gjysh, familja pa mbështetje
Published inLAJMI