Gjykata e Apelit të Tiranës ka publikuar vendimin ku shpallet i pafajshëm Armando Ndreca, vëllai i ish-deputetit të PS-së, Eduard Ndreca.
Vëllai i ish-deputetit u shpall si fillim fajtor për 2 vepra penale, kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike për ta përdorur pikërisht në kultivimin e marijuanës.
Pas bashkimit të dënimeve dhe uljes me 1 të 3-tën, Ndreca u dënua me 4 vite e 4 muaj burgim.
Ndërsa tani, vjen vendimi nga Apeli që rrëzon dënimin e mëparshëm me burgim, duke shpallur pafajësinë e Armando Ndrecës./
