Skip to content

Tragjedi/ Ndërrojnë jetën 15 persona pas përplasjes fatale

Të paktën 15 persona humbën jetën të martën në mbrëmje, pasi një anije e Rojës Bregdetare Greke u përplas me një motoskaf që po transportonte emigrantë në det, pranë ishullit të Kiosit.

Sipas autoriteteve, 25 persona u nxorën nga uji, ndërsa 24 prej tyre, mes tyre edhe 11 fëmijë, u dërguan për trajtim mjekësor në spitalin e ishullit në lindje të Egjeut, afër brigjeve turke. Një nga të shpëtuarit ndërroi jetë më vonë. Gjithashtu, dy efektivë të rojes bregdetare u raportuan me lëndime të lehta.

LEXO EDHE:  BE kërkon gatishmëri për krizat! Komisioni Europian udhëzon qytetarët të përgatiten për 72 orë

Ende nuk dihet numri i saktë i personave që ndodheshin në motoskaf në momentin e aksidentit, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit për personat e zhdukur vijuan edhe të mërkurën.

LEXO EDHE:  Sali, po të bien pantallonat!” / Përplasje e egër në Kuvend, Rama kapet nga mikrofonat duke i thënë Berishës…

Në operacion u angazhuan katër anije patrulluese, dy helikopterë dhe zhytës, me kërkime që nisën gjatë natës dhe vazhduan deri në orët e para të mëngjesit. Aktualisht, një helikopter dhe pesë anije patrullimi mbeten në terren.

LEXO EDHE:  Ky është ‘Visi i Peqinit’, Eskobari shqiptar që çoi në Europë tonelat: Eurot i groposi te ullinjtë

Në një deklaratë zyrtare, Roja Bregdetare Greke bëri të ditur se një nga anijet e saj konstatoi një gomone që po lëvizte drejt Kiosit pa drita navigimi. Pavarësisht sinjaleve zanore dhe vizuale për ndalim, mjetit nuk iu bind urdhrave.

Published inLAJMI