Skip to content

Vrau të motrën, 25-vjeçari ndryshon dëshminë dhe shokon me atë që thotë

Giuseppe Musella, 25-vjeçari nga Napoli, i cili vrau me thikë motrën e tij Ylenia Musella, 22 vjeç, një ditë më parë ka dhënë tjetër dëshmi për ngjarjen.

Një ditë më parë u raportua se ngjarja kishte ndodhur për shkak të muzikës së lartë, ndërkohë sot i riu ka deklaruar se e ka plagosur me thikë pasi motra ka goditur me shqelm qenin e tij.

LEXO EDHE:  E rëndë , 14-vjeçari dyshohet se e rr.ahu gjyshen me shqelma – 73-vjeçarja pëson lëndime, nipi ndalohet nga Policia

“Unë po flija, ajo filloi të ulëriste dhe më zgjoi. U grindëm për shkak të qenit tim. Ajo ishte e nevrikosur pasi qen i im kishte kryer nevojat në ambientet e shtëpisë dhe më pas e goditi me shqelm. Ky ishte momenti që solli debatin dhe në nerva e sipër, mora thikën dhe e godita”, tha 25-vjeçari.

Një goditje e vetme, sipas dëshmisë së tij, e ka lënë të vdekur atë, pasi Ylenia ka rënë menjëherë në tokë.

LEXO EDHE:  Vjen lajmi i fundit per vendimin e SPAK per…

Siç raporton Corriere del Mezzogiorno, Ylenia ka qenë gjithmonë shumë e lidhur me familjen, dhe veçanërisht me vëllain e saj. Ajo shpesh i shkruante atij mesazhe të ngrohta, duke shprehur dashurinë e saj të pakushtëzuar. Në një postim në rrjetet sociale, Ylenia kishte shkruar: “Nuk do të doja kurrë të të shihja të vuash, sepse nëse ti je mirë, jam mirë edhe unë. Je gjithçka për mua, je pasuria ime më e madhe.”

LEXO EDHE:  Rama paralajmëron rritjen e taksave për apartamentesh bosh: Nuk mund të mbahen si depo pasurie

Për hetuesit, tani është e rëndësishme të verifikojnë nëse versioni i dhënë nga Giuseppe për ngjarjen përputhet me prova të tjera, përfshirë dëshmitë e personave të pranishëm dhe rezultatet e hetimeve.

Published inLAJMI