Skip to content

Sali, po të bien pantallonat!” / Përplasje e egër në Kuvend, Rama kapet nga mikrofonat duke i thënë Berishës…

Kryedemokrati Sali Berisha nuk i kurseu sulmet ndaj mazhorancës gjatë seancës së sotme plenare.

Duke iu drejtuar mazhorancës me epitetin “Banda e Lalzit”, Berisha shprehu se kjo qeveri nuk ka legjitimitet për të diskutuar apo miratuar buxhet, pasi sipas tij është e dalë nga zgjedhje të plaçkitura.

“Ju mblidheni këtu si banda e Lalzit.

A e kuptoni ju se çfarë përshtypje keni bërë tek shqiptarët ju?

A e kuptoni ju se çdo gjë mund të dukeni, por zyrtarë nuk jeni më?

A e kuptoni që Padrino të gjithë fjalën e kishte kundër jush se po i vjen fundi?

LEXO EDHE:  Tragjedi rrugore në Gjermani, humbin jetën 2 të rinj shqiptarë (EMRAT)

A e kuptoni ju që nuk keni asnjë të drejtë morale të merreni me buxhetin?

Ju nuk keni legjitimitet.

Ju keni humbur çdo legjitimitet.

Ju keni dalë nga zgjedhje të plaçkitura dhe keni mbrojtur korrupsioni.

A e kuptoni ju që mullari i zi në raportin e Bashkimit Evropian qëndron Lubia dhe Palloshi i Gjatë?

Çfarë buxheti do miratoni ju?

Dhe mburreni, 10 miliardë vjedhje.

10 miliardë vjedhje me paketën fiskale të ndëshkimit të shqiptarëve.

A jetoni në Shqipëri apo jo?

A e dini ju se EUROSTAT deklaroi dje se për shqiptarët, të ardhurat janë rritur, varfëria është shtuar?

LEXO EDHE:  Fati i 6 milionë eurove? Hoxha: Historia ka marrë një tjetër kthesë, ja çfarë më tha Lorenco

A e dini o qytetarë pse ka ndodhur kjo?

Sepse janë pjesëtuar prodhimi i përgjithshëm për frymë me gjithsej 2 milion e 200 mijë shqiptarë.

Por po t’i krahasosh me çmimet, shqiptarët janë më të varfrit në Evropë.

Në qoftë se maqedonasit blejnë me çmime që janë 60 përqind e çmimeve evropiane, shqiptarët blejnë me çmime që janë 110 përqind të çmimeve evropiane.

Po pse?

Sepse Padrino me kartelet e drogës ka zhytur Shqipërinë në narkoeuro, narkodollarë.

A e dini ju pse janë rritur të ardhurat?

Se raporti i lekut me dollarin është në qiell.

LEXO EDHE:  Nga ekrani në qeli / Kush është Albana Xhemajli, 26-vjeçarja që ra në pranga bashkë me ish-ministrin

Pra, çfarë do u bëni ju më keq shqiptarëve se tani t’ua rrisni dhe taksat.

Se tani t’ua rrisni edhe më tej çmimet.

Çmimet janë 110 përqind të mesatares evropiane.

Tani me këtë paketë do t’i përzini prapë.

Të parët që duhen përzënë nga Shqipëria jeni ju, po nuk do përziheni, do shkoni atje ku e keni vendin”, u shpreh Berisha.

Në fund të fjalës së kreut të opozitës, nga vendi kryeministri Rama dëgjohet t’i ketë thënë: Sali, po të bien pantallonat, ik tani

Published inLAJMI