Skip to content

Gjendet i vdekur kanditati për deputet i partisë shqiptare, detajet e para

Personi që u gjet pasditen e sotme pa shenja jete brenda një automjeti në lagjen Veternik të Prishtinës rezulton të ketë qenë kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

Sipas informacioneve të konfirmuara nga burime të sigurta për Klankosova.tv, viktima ishte pjesë e listës zgjedhore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe shqetësim në opinionin publik, për shkak të profilit politik të personit të ndjerë.

Vdekja e tij është konstatuar në vendngjarje nga ekipi mjekësor, i cili ka mbërritur menjëherë pas njoftimit. Ndërkohë, Policia e Kosovës ka nisur procedurat hetimore për të zbardhur rrethanat e plota të rastit.

LEXO EDHE:  Ish kreu i bashkisë Divjakë, Fredi Kokneshi dënohet me 1 burg

Personi që u gjet sot i vdekur brenda veturës së tij në lagjen Veternik në Prishtinë, Hekuran Hoxha nga Gjakova, rezulton të ketë qenë i përfshirë në disa biznese të regjistruara në Kosovë, ku bashkëortak ka pasur edhe Veton Haradinajn, vëllaun e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, raporton FrontOnline.

FrontOnline ka parë në faqen zyrtare të bizneseve të regjistruara të Kosovës se Hekuran Hoxha figuron si ortak në disa subjekte afariste, ku në strukturën e pronësisë paraqitet edhe emri i Veton Haradinajt, njëri nga vëllezërit Haradinaj.

LEXO EDHE:  Rama paralajmëron rritjen e taksave për apartamentesh bosh: Nuk mund të mbahen si depo pasurie

Të dhënat e siguruara nga regjistri i bizneseve tregojnë se bashkëpunimi afarist mes Hoxhës dhe Haradinajt ka qenë formal dhe i regjistruar në institucione

Hoxha dhe Haradinaj ishin bashkëortak në kompaninë ‘’ DARD Construction SH.P.K’’ e cila si aktivitet ka ndërtimin i objekteve banesore dhe jobanesore. Hoxha në këtë biznes ishte aksionar me 12.00 %, derisa Veton Haradinaj ishte me 51.00 % aksionar.

LEXO EDHE:  Nëse shihni këtë gjë në derën e shtëpisë tuaj, lajmëroni urgjent policinë

Po ashtu, Hoxha e Haradinaj ishin aksionar edhe në biznesin tjetër ‘’Hako Construction SH.P.K’’. Hoxha në këtë biznes kishte 33.00 % të aksioneve derisa, Veton Hradinaj kishte 34.00 % të aksioneve.

Përveç tyre, këta të dy ishin po ashtu aksionar edhe në ‘’Kulla Construction SH.P.K’’, kompani kjo e cila si aktivitet ka ndërtimin e objekteve banesore dhe jobanesore.

Edhe në këtë biznes, Hoxha ishte aksionar me 16.00 % derisa Veton Haradinaj me 18.00 %.

Published inLAJMI