Skip to content

“Më shkatërruan çdo gjë”, Kryemadhi: Më plasi tra*i po më çuan te burgu i Pogradecit, çdo gjë do e kem falas

Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka shpërthyer ndaj SPAK, në ditën kur mamaja e saj u dënua me 7 vite burg, por të konvertuar në shërbim prove.

Kryemadhi e përshkroi procesin ndaj saj dhe familjarëve si të padrejtë, ndërkohë që tha se SPAK i ka bërë aq dëme, sa nuk ka mbetur më çfarë ti bëjnë.

LEXO EDHE:  TRAGJEDIA/ Vret ish të fejuarën dhe më pas

Kryemadhi ka folur për situatën e saj personale dhe politike, duke deklaruar se i kanë marrë shtëpinë, e kanë larguar nga politika dhe i kanë shkatërruar familjen përmes dezinformimit.

Gjatë intervistës me moderatorin Ylli Rakipin, Kryemadhi u shpreh se aktualisht nuk e punëson askush, ndërsa ironizoi edhe mundësinë e dërgimit të saj në burgun e Pogradecit.

LEXO EDHE:  “Të Bashkuar për Shqipërinë”, studentët njoftojnë krijimin e një partie të re politike: Synojmë vendosjen e shtetit të së drejtës

Pjesë nga intervista:

Kryemadhi: Po më plasi trapi po mw dënuan! Shtëpinë ma kanë marrë. Mua ma kanë marrë shtëpinë. Ia kthyen shtëpinë vetëm mamit tim. Nga politika më kanë hequr. Në punë nuk më merr njeri. Familjen ma kanë shkatërruar me dezinformime. Çfarë do të më bëjnë mua më shumë? Do më çojnë te burgu i Pogradecit, po punë e madhe, bukën e kam falas, çdo gjë falas, ajër i pastër është.

LEXO EDHE:  Moti tërbohet në vend! Stuhia e fuqishme përmbyt rrugët, gurët bien nga malet – situatë alarmante!

Rakipi: Ti s’ke vuajtur për këto qyle.

Kryemadhi: Ama karma… Do t’ju vijë radha, një nga një, me radhë.

Published inLAJMI