Skip to content

Biznesmeni kap gruan me dy burra në shtëpi, pak më vonë gjendet i vdekur me duar të lidhura

Një ngjarje e rëndë kriminale po hetohet nga autoritetet policore në Denizli, në jugperëndim të Turqisë, ku një biznesmen 49-vjeçar është gjetur i pajetë brenda banesës së tij, me duart e lidhura me litar dhe shenja të dhunës së rëndë në trup.

Sipas gazetës turke “Milliyet”, viktima, i identifikuar si Fendai Karagjoz, ishte sipërmarrës në fushën e ndërtimit dhe pronar i një biznesi mermeri.

Dyshohet se 49-vjeçari ishte kthyer më herët nga sa ishte planifikuar nga një udhëtim pune, kur në banesën e tij kishte gjetur bashkëshorten së bashku me dy burra të tjerë. Mes tyre dyshohet se ka shpërthyer një konflikt i ashpër, i cili përfundoi me vrasjen e biznesmenit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit, në lagjen Alparslan, në zonën Merkezefendi të Denizlit. Autoritetet turke kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes.

LEXO EDHE:  SHTETI jep njoftimin për orët në vijim, 7 qarqe në rrezik për përmbytje dhe rrëshqitje dherash nga reshjet intensive

Fqinjët dëgjuan zhurma dhe njoftuan policinë

Fqinjët, të alarmuar nga zhurmat e forta dhe tingujt e një përleshjeje që vinin nga banesa, njoftuan menjëherë policinë.

Efektivët mbërritën në vendngjarje, por pasi askush nuk iu përgjigj dhe nuk ua hapi derën, u detyruan të ndërhyjnë me ndihmën e një çelësabërësi për të hyrë brenda banesës.

Dyshohet se e kapi bashkëshorten me dy burra, e dhunuan dhe më pas e mbytën me litar

Sapo hyri në banesë, 49-vjeçari dyshohet se ka gjetur bashkëshorten e tij, Asije Karagjoz, në shoqërinë e dy burrave. Ai mësohet se ka nisur një debat të ashpër me dy personat, të cilët ndodheshin në dhomën e ndenjes.

LEXO EDHE:  Lala shpjegon hetimet që mund të fundosin Elisa Spiropalin

Gjatë përleshjes që pasoi, biznesmeni dyshohet se është dhunuar brutalisht dhe më pas është mbytur nga dy burrat. Autoritetet konstatuan gjithashtu se duart e viktimës ishin lidhur me litar.

Tre të arrestuar, familjarët e viktimës tentojnë të bëjnë vetëgjyqësi ndaj njërit prej të dyshuarve

Në kuadër të hetimeve për vrasjen, policia ka arrestuar bashkëshorten e 49-vjeçarit dhe dy burrat që dyshohet se ndodheshin në banesë. Tensionet u përshkallëzuan kur familjarët e Karagjozit panë njërin prej të arrestuarve dhe tentuan ta sulmonin.

Policia ndërhyri menjëherë, duke penguar familjarët e viktimës që të ushtronin dhunë ndaj të dyshuarit dhe shmangur përshkallëzimin e situatës.

LEXO EDHE:  Ja sa bashki do humbasë PS vetëm nga reforma territoriale që zgjodhi

Kamerat e sigurisë nën hetim

Pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes nga grupi hetimor dhe autoritetet e prokurorisë, trupi i pajetë i Fendai Karagjozit u transportua në morgun e Drejtorisë Rajonale të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Denizli, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.

Ndërkohë, hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë së kompleksit të banimit, me qëllim përcaktimin e orareve kur të dyshuarit kanë mbërritur dhe janë larguar nga banesa ditën e krimit.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, motivin e vrasjes dhe shkallën e përfshirjes së secilit prej tre personave të arrestuar.

Published inLAJMI