Ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e sotëm, më 26 nëntor, në Ponte Buggianese (Pistoia) , ku 25-vjeçari Andrea Nardini vrau të dashurën e tij 24-vjeçare rumune, Ionela Miruna Garneata. Më pas ai vendosi t’i jepte fund jetës së tij.
Autori i vrasjes zgjodhi të shkonte me makinë drejt një ure, në Barberino di Mugello. Atje, i vuri flakën makinës së tij, ia vuri flakën vetes dhe u hodh nga ura.
Kjo tragjedi të kujton një tjetër: në të njëjtin urë më 3 shtator, Federico Vella e hodhi Lorena Iscerin, e cila ishte gjallë, nga ura, përpara se të hidhej edhe vetë.
Ishte 3 shtatori kur Federico Vella i mori jetën Lorena Iscerit, një gruaje 45-vjeçare nga Squinzano që jetonte në Firence. Ishte një sulm i paramenduar që Federico e kishte planifikuar: ai ishte pozicionuar në hyrje të parkingut për të sulmuar Lorenën, madje e mori peng duke e futur në bagazhin e makinës së tij.
Atje, Lorena arriti të telefononte policinë, por kur Federico e kuptoi se po fliste me dikë, u ndal. Kur policia mbërriti ishte vonë.
Një vrasje-vetëvrasje, që rikthen në kujtesë një ngjarje tjetër. Gruaja e vrarë sot në Ponte Buggianese, në provincën e Pistoias, ishte e ish e fejuara e tij dhe ishte 24 vjeçe. Tragjedia e radhës ndodhi një ditë pas 25 nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.
