Skip to content

Fitore për studentët në Gjykatën Kushtetuese!

Studentët kanë regjistruar fitoren e parë ndaj paketës “anti-dhunë” që qeveria miratoi për mbarrëvajtjen e protestave.

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e studentëve dhe ka pezulluar pikën 2 të nenit 5 të aktit normativ të paketën anti-dhunë. Konkretisht bëhet fjalë për vendosjen e gjobave ndaj protestuesve, për bllokim rrugësh.

Gjithashtu, Gjykata vendosi që çështja të shqyrtohet me përparësi. Ndërkohë, kërkesa për shfuqizimin e aktit normativ është kaluar për shqyrtim në seancë plenare publike, më 25 nëntor 2026.

LEXO EDHE:  Nga viti 2027, çerdhet dhe kopshtet

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:

Më 26.11.2026, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese shqyrtoi kërkesën për pezullimin e pjesshëm të zbatimit të aktit normativ nr. 5, datë 28.10.2026, të Këshillit të Ministrave, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8773, datë 23.04.2001, ‘Për tubimet’”.

Kërkesa për pezullim u paraqit nga Qendra “Res Publica”, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë, Qendra për Ruajtjen e Ekosistemeve Natyrore në Shqipëri dhe grupimet informale studentore “Studentët n’Protestë” dhe “Revolucioni Studentor”, të cilat kanë kërkuar edhe shfuqizimin në tërësi të aktit normativ.

LEXO EDHE:  “Nuk të fal ai në Fier…”/ Artan Hoxha zbulon sekretet e ngjarjes së rëndë në Fier

Në përfundim të shqyrtimit, Mbledhja e Gjyqtarëve, me shumicë votash, vendosi:

1. Pranimin e pjesshëm të kërkesës për pezullim.

2. Pezullimin e zbatimit të nenit 5 të aktit normativ, në pjesën që shton nenin 24/1, pika 2, të ligjit “Për tubimet”. Kjo dispozitë parashikon sanksion administrativ për bllokimin e rrugëve automobilistike ose të akseve rrugore gjatë një tubimi, me pasojë pengimin e qarkullimit të mjeteve të transportit.

LEXO EDHE:  Me sa blihet Euro dhe Dollari sot

3. Shqyrtimin me përparësi të çështjes.

Çështja për shfuqizimin e aktit normativ ishte kaluar për shqyrtim në seancë plenare publike më 25.11.2026.

Published inLAJMI