Skip to content

Alban Hoxha feston ditëlindjen, urimi i djalit të Çiljetës zbulon raportin e veçantë mes tyre!

Portieri i Partizanit, Alban Hoxha, ka festuar 39-vjetorin e lindjes, ndërsa urimi më i veçantë ka ardhur nga partnerja e tij, këngëtarja Çiljeta Xhilaga. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çiljeta i ka dedikuar disa fjalë emocionuese, duke shprehur dashurinë dhe dëshirën për të kaluar gjithë jetën pranë njëri-tjetrit.

LEXO EDHE:  Autobusi përplaset me kamionin – 11 persona humbin jetën dhe 27 të tjerë lëndohen

“Gëzuar 39-vjetorin, dashuri! Allahu të dhëntë shëndet, jetë të gjatë e lumturi dhe e bekoftë çdo ditë që do të plakemi pranë njëri-tjetrit”, shkruan këngëtarja. Urimit i është bashkuar edhe Fernando, djali i Çiljetës, i cili ka publikuar një fotografi krah Alban Hoxhës, duke e shoqëruar me fjalët: “Gëzuar ditëlindjen, Buci!”.

LEXO EDHE:  Fatos Lubonja: Rama ka pësuar krisje dhe po ndërmerr veprime të rrezikshme, mund të rrëzohet papritur

Ky urim ka tërhequr vëmendjen, pasi tregon marrëdhënien e afërt që portieri ka krijuar me djalin e këngëtares. Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha prej vitesh jetojnë së bashku, duke ndarë jetën familjare me dy djemtë e tyre, të cilët i kanë nga marrëdhëniet e mëparshme.

LEXO EDHE:  “Të zgjedhë familja ime

Këngëtarja ka treguar vazhdimisht për marrëdhënien e veçantë që ka me djalin e Albanit, ndërsa këtë herë ishte Fernando ai që zbuloi publikisht afërsinë dhe dashurinë që ka me partnerin e së ëmës.

Published inLAJMI