Skip to content

Ngjarje e rëndë në Shkodër, abuzohet seksualisht një 13-vjeçare shqiptaro-amerikane, gjithçka nisi pasi…

Një vajzë e mitur 13-vjeçare amerikano-shqiptare, me origjinë nga Shkodra, është abuzuar seksualisht.

Ngjarja e rëndë është regjistruar disa ditë më parë, kur ajo ishte larguar dhe nuk ishte kthyer në shtëpi. Denoncimin e ka bërë në polici e ëma, pasi i ati i vajzës ndodhet në burg.

Menjëherë, forcat e Policisë së Shkodrës, por edhe të drejtorive të tjera vendore, nisën kërkimet për 13-vjeçaren, së bashku me Prokurorinë.

Gjatë hetimeve të seksionit kundër trafiqeve, të drejtuara nga shefi i këtij sektori në Policinë e Shkodrës, Jordan Istrefi, dhe vëzhgimit të lëvizjeve e kamerave të sigurisë, 13-vjeçarja ka qenë në disa qytete të ndryshme të vendit, ku është abuzuar seksualisht.

Pas disa ditësh kërkimesh, 13-vjeçarja u gjet në Tiranë, në një gjendje të rënduar psikologjike. Vajza e mitur, pas ekzaminimeve mjekësore, por edhe vetë dëshmisë së saj dhe provave të mbledhura nga Policia e Shtetit, rezulton se është abuzuar seksualisht nga të rritur në disa qytete të Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Tm*rr gjatë festës! 6 persona të ar’matosur hapin zjarr, 4 të vd*kur – rrëfimi i babait të viktimës të thyen zemrën!

Deri më tani janë arrestuar disa shtetas, ndërsa janë në kërkim edhe disa të tjerë, të cilët dyshohet se kanë abuzuar me 13-vjeçaren. Aksioni nuk është përmbyllur ende. Në disa prej rasteve ka dyshime të forta se të miturës abuzuesit i kanë dhënë para kundrejt marrëdhënies intime.

Sipas verifikimeve të grupit hetimor, e mitura ka shkuar në disa qytete të Shqipërisë. Fillimisht në Fier, më pas edhe në Gjirokastër, Vlorë, Durrës, Burrel dhe në fund u rikthye në Tiranë. Në gjithë këto qytete, e mitura dyshohet se është abuzuar nga persona të ndryshëm, ku një pjesë janë arrestuar, ndërsa të tjerë janë në kërkim.

Nga hetimet, 13-vjeçarja ka lëvizur e vetme, herë me autobus dhe herë me taksi. Në gjithë këtë histori, të paktën deri më tani, sipas hetimeve, ajo nuk shoqërohej nga askush dhe të gjitha veprimet e saj nuk rezultojnë se kanë qenë të detyruara nga ndonjë person për ta shfrytëzuar. Lëvizjet e vajzës janë dokumentuar nga kamerat e sigurisë në këto qytete.

LEXO EDHE:  L*ftë e fortë brenda PS-së?! Zhulali bën deklaratën e bujshme: “Rama i trembur nga një front kundër tij!”

13-vjeçarja për momentin ndodhet në një qendër sociale institucionale në Tiranë, në gjendje të rëndë psikologjike, nën kujdesin e psikologëve, mjekëve dhe punonjësve socialë, ndërsa rasti po ndiqet nga Policia e Shtetit, Prokuroria dhe Ambasada Amerikane.

Babai i 13-vjeçares është një person i dënuar me burg, ndërsa e mitura jetonte me nënën. Edhe më përpara kishte ikur nga shtëpia, por për 2-3 orë dhe ishte rikthyer, ndërsa këtë radhë ndërmori këto veprime të rënda.

Sipas burimeve, vajza në fjalë dyshohet se ka marrë disa bizhuteri ari në shtëpi dhe i ka shitur dhe me ato para ka lëvizur dhe jetuar në qytetet e ndryshme ku ka shkuar, përveç parave që dyshohet se ka përfituar më pas nga disa prej personave të arrestuar dhe në kërkim.

LEXO EDHE:  PAMJE TË RËNDA/ Trupi i pajetë i Sel Çamit mbërrin në banesë, autorët e qëlluan

Janë të paqarta arsyet e largimit drejt disa qyteteve të Shqipërisë të të miturës nga Shkodra dhe po ashtu arsyet që e çuan drejt kryerjes së marrëdhënieve intime me abuzuesit.

Policia e Shtetit vijon hetimet intensive për të arrestuar të gjithë shtetasit që kanë abuzuar me 13-vjeçaren, ndërsa mendohet se janë 7 ose më shumë persona. Grupi hetimor po punon për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje shokuese. Policia e Shtetit akoma nuk e ka përmbyllur aksionin dhe në ditët në vijim pritet komunikata për shtyp.

Published inLAJMI