Skip to content

Dy fëmijët e Liridona Ademajt bëjnë veprimin rrëqethës: Kërkojnë me patjetër të

Gjykata e Apelit e Kosovës, së fundmi ka miratuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit dhe Granit Plavës, dhe 30 vite burg për bahskëunëtorin e tyre Kushtrim Kokalla, për vrasjen e Liridona Ademajt.

Një rast tragjik që tronditi mbarë vendin, pasi dy fëmijë mbetën jetim, e të mos mjaftonte kjo, babai i tyre ndodhet prapa hekurave për vrasjen e mamasë. Në një moshë të vogël, dy djemtë e Liridonës do të rriten të vetëm. Edhe pse të vegjël, djemtë e ndiejnë mungesën e së ëmës, për të cilën kanë shkruar dhe një mesazh prekës.

Ka qenë Leutrim Syla, avokat i familjes së Liridona e Ademajrt, i cili ka bërë me dije se dy djemtë i kanë dërguar mesazh mamasë së tyre, pranë varrit të saj. “Të duam mami, Dioni dhe Diari” ishte mesazhi i shkruar nga dy vogëlushët e Liridonës përbri një trikoje, të cilën e kanë vendosur përbri varrit të saj.

LEXO EDHE:  “Tani janë shqiptarët KOKAT e MEDHA- shkrim i bujshëm nga Media siciliane

“Gjatë procesit gjyqësor na erdhi një mesazh nga fëmijët e Liridonës, Dioni e Diari, se duan që këtë rrobë të tyre me emrat e tyre në të t’ia dërgojnë te varri të ëmës. Procesi veçse kishte filluar e udhëtimi i tyre për në Kosovë dukej vite drite larg në horizontin e dëshirës së tyre. Sidoqoftë, rroba u dërgua tek varri, dhe fotografitë ngushëlluese ju dërguan dy engjëjve të Liridones.  U kaplova nga emocionet dhe mërzia e tyre që mu transmetua me apo pa dëshirën time. Duhej vendimi i plotfuqishëm gjyqësor që të hapte rrugën e besimit të tyre familjes së Liridonës. Më kaploi një ndjenjë përgjegjësie e barre që të thyen krahë e kocka, të dërrmon shpirtin e të struk në pafuqi si një grimcë dheu para uraganit”, shkroi ai në Facebook.

LEXO EDHE:  Aksion në Pogradec, nis prishja e ndërtimeve pa leje përgjatë lumit të Vërdovës, shemben banesa, ura dhe mure

Më tej, avokati i familjes së Liridonës, shton se nuk e kishte humbur shpresën duke besuar se Naim Murseli do ta merrte dënimin e merituar.

“Sidoqoftë, asnjëherë nuk humba shpresën që nuk isha vetëm. Shpresova në Gjyqësor, e Prokurori, sepse Policia veçse e kishin kaluar testin e tyre që më kohë (kishin zbuluar rastin në afat rekord e kishin mbledhur provat e mjaftueshme për t’u ngritur aktakuzë e për t’u dënuar të gjithë të dyshuarit. Secila seancë sa sqaronte situatën, aq shtonte presionin për atë që prisnin nga ne Dioni e Diari. Vendimi në shkallë të parë u dha”, theksoi ai.

Një ditë më parë, Gjykata e Apelit e Kosovës vërtetuar dënimet e shqiptuara ndaj Naim Murselit dhe Granit Plavës, me burgim të përjetshëm, si dhe dënimin prej 30 vjetësh burgim ndaj Kushtrim Kokallës, për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Published inLAJMI