Skip to content

Fillimi i Dhjetorit sjell surpriza/ Meteorologia befason me parashikimin

“Vjeshtë dhe dimër brenda një jave”. Kështu do të mbyllet muaji nëntor, ku krahas reshjeve të shiut do të ketë prani të dëborës dhe ulje të ndjeshme të temperaturave.

Meteorologia Tanja Porja, tregon se i ftohti do të nisë të ndihet që mëngjesin e së martës. Por si do të jetë moti më 28 dhe 29 nëntor, kur shumë qytetarë kanë planifikuar festimet në Shqipëri dhe protestën në Tiranë?

LEXO EDHE:  Prezantohet Sistemi Unik i Gjobave, Rama: Fund traditës së letrave, qytetari njoftohet online! Krijojmë Regjistër Kombëtar, kamera trupi për policët e inspektorët

“Reshje të pakta dëbore do të ketë kryesisht në zonat lindore të Shqipërisë ne fillim te dhjetorit”, tregon Porja.

LEXO EDHE:  Ngjarje e rëndë në Shkodër, abuzohet seksualisht një 13-vjeçare shqiptaro-amerikane, gjithçka nisi pasi…

Meteorologët parashikojnë që me fillimin e dhjetorit të nisë dimri, dhe jo vetëm zyrtarisht. Ditët e para të dhjetorit do të jenë tipike dimërore. Moti do të jetë i kthjellët, por i ftohtë, me temperatura që do të arrijnë deri në -5 gradë Celsius në zonat malore.

Published inLAJMI