Skip to content

për çdo fëmijë, ja sa do të përfitojnë familjet

Kryeministri Edi Rama njoftoi të hënën një skemë të re për bonusin e bebeve, e cila pritet të nisë zbatimin nga 1 korriku 2027. Sipas skemës së prezantuar, familjet do të përfitojnë mbështetje financiare mujore për çdo fëmijë të lindur, për një periudhë pesëvjeçare.

Përmes një postimi në Facebook, Rama bëri të ditur se masa e përfitimit do të ndryshojë në varësi të numrit të fëmijëve në familje.

LEXO EDHE:  Shqipëria sulmoi me dron luftanijen ruse? Ministria e Mbrojtjes zbulon detajet

Konkretisht, sipas njoftimit të kryeministrit:

Për fëmijën e parë, familjet do të përfitojnë 5 mijë lekë në muaj, ose 300 mijë lekë në total për pesë vite.

Për fëmijën e dytë, mbështetja do të jetë 7 mijë lekë në muaj, ose 420 mijë lekë në pesë vite.

LEXO EDHE:  E MARTË, DITË TERSI! Yjet paralajmërojnë tensione, surpriza dhe përplasje për disa shenja të horoskopit

Për fëmijën e tretë, përfitimi do të arrijë në 10 mijë lekë në muaj, ose 600 mijë lekë në total për pesë vite.

LEXO EDHE:  Mbi 6 mln lekë të reja evazion fiskal, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq dosjen e Xhensila Myrtezajt

“Bonusi i bebeve, me një mbështetje të re mujore për familjet shqiptare”, shkroi Rama në njoftimin e tij.

Pagesa mujore për 5 vite për çdo fëmijë, ja sa do të përfitojnë familjet, qeveria Rama jep lajmin e fundit

Published inLAJMI