Skip to content

Lëkundje të frikshme! Tërmet i fuqishëm 6.7 ballë tr*ndit vendin, 15 të pl*gosur dhe mbi 120 banesa të dëmtuara (Video)

Një tërmet me magnitudë 6.7 ka goditur Perunë qendrore mbrëmjen e së premtes, duke shkaktuar të paktën 15 të plagosur dhe dëme në dhjetëra banesa. Lëkundjet e forta kanë shkaktuar panik te banorët, ndërsa në kryeqytetin Lima qytetarët kanë dalë të alarmuar në rrugë.

Sipas Institutit Kombëtar të Mbrojtjes Civile të Perusë (INDECI), 11 persona janë plagosur në rajonin e Junín, ndërsa katër të tjerë në Huánuco, Lima, Callao dhe Pasco.

LEXO EDHE:  Rama i bindur që do ta fitojë Tiranën! Nuk guxon ta thotë. Kush do jetë kandidati i tij që është kaq mister

Tërmeti u regjistrua më 20 nëntor, në orën 19:09 sipas kohës lokale, me epiqendër rreth 30 kilometra në veriperëndim të qytetit Junín dhe në një thellësi prej 129 kilometrash, sipas Institutit Gjeofizik Peruan (IGP).

Nga të dhënat paraprake të autoriteteve, 127 banesa janë prekur nga lëkundjet, ndërsa katër prej tyre janë shpallur të pabanueshme. Dëmet më të mëdha janë raportuar në rajonet Junín dhe Pasco.

LEXO EDHE:  Pranohet ftesa për dialog! Studentët ulen me kryeministrin Rama: Çuditërisht më gjetën dakord në jo pak nga shqetësimet e tyre

Panik është shkaktuar edhe në kryeqytetin Lima, ku banorët kanë dalë në rrugë dhe disa ndërtesa janë evakuuar si masë paraprake, nga frika e pasgoditjeve.

Lëkundjet janë ndjerë gjithashtu në disa zona të Kolumbisë, përfshirë kryeqytetin Bogota, ku janë aktivizuar alarmet në ndërtesa dhe qytetarët janë larguar prej tyre.

LEXO EDHE:  Ballluku merr me vete drejt “burgut” Elisa Spiropalin?? Del Dosja e SPAK: Ja çfarë i paska bërë ish ministrja burrit që e pret fundi i keq

Ndërkohë, IGP ka raportuar edhe dy lëkundje të tjera në rajonin Junín, me magnitudë 5.0 dhe 3.5. Autoritetet amerikane të monitorimit të cunamit kanë bërë të ditur se tërmeti nuk paraqet rrezik për cunam.

Published inLAJMI