Duke se pas shumë tentativave të kryeministrit Edi Rama, studentët në fund kanë pranuar të ulen në tryezën e dialogut me të.
Takimin e ka zbulaur vetë Rama, i cili ka ndarë një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet i rrehtuar nga studentët në Pallatin e Brigadave në Tiranë.
Kreu i qeverisë e ka cilësuar bisedën me të rinjtë si inkurajuese dhe siaps tij, studentët besojnë te protesta si formë reagimi dhe jo te dhuna. Rama ka bërë të ditur se ka ndarë të njëjtin qëndrim me studentët për një pjesë të mirë të çështjeve të ngritura prej tyre, ndërsa ka lënë të kuptohet se komunikimi mes palëve do të vazhdojë. Postimin e tij, kryeministri e ka përmbyllur me shprehjen në anglisht “To be continued…”, duke sinjalizuar se dialogu me studentët nuk do të ndalet.
“Dialog inkurajues me studentë që besojnë te protesta, jo te gurët dhe që ‘çuditërisht’ më gjetën dakord në jo pak nga shqetësimet e tyre”, shkruan Rama.

