Skip to content

Veliaj nis hakmarrjen nga burgu ndaj njerëzve të Ramës, shkarkon tre zyrtarët e lartë

Valë shkarkimesh në Bashkinë e Tiranës. Burime të VNA.al bëjnë me dije se i pari që është prekur nga furtuna është Rigers Sheqeri, kryeinspektori i IMT-së, zyrtari që u shfaq me një shkop në dorë në hyrje të selisë së Partisë Socialiste dhe u përplas me protestuesit. Sheqeri është shkarkuar me firmën e Erion Veliajt.

I njëjti nga qelia e burgut ka firmosur shkarkimin e Zhaneta Beqirit, drejtoreshë e Përgjithshme e Kopshteve dhe Çerdheve, është shkarkuar me motivacionin për shkelje të rënda dhe dëm ekonomiko-financiar i konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

LEXO EDHE:  Shkencëtarët e NASA-s bëjnë një zbulim rreth jetës al*ene në sistemin tonë diellor

Elona Lalaj, drejtoreshë e Policisë Bashkiake, ende nuk është larguar, për shkak të procedurave ligjore, por Veliaj e ka në listën e atyre që do ta largojë nga Bashkia, me pretendimin se ka vendosur gjoba të pajustifikuara dhe në shkelje të ligjit ndaj qytetarëve.

LEXO EDHE:  Erion Veliaj thyen heshtjen nga burgu, i dërgon letër publike Belinda Ballukut!

Lidhur me këtë të fundit, pati dhe një reagim nga kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë për Tiranën, i cili tha se Veliaj e hoqi nga puna, se nuk i bënte like dhe share postimeve të Kryebashkiakut.

LEXO EDHE:  A vijon të jetë deputete e PS? Elisa Spiropali zbulon sms me Ramën

Kjo valë largimesh vjen në kohën kur kryebashkiaku Erion Veliaj që mbahet në burgun e Fierit pretendon se është kërcënuar nga kryeministri Edi Rama përmes ministrit të Drejtësisë Toni Gogu.

Lufta Rama – Veliaj sa vjen e thellohet dhe një prej të ndëshkuarve është Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut që u përjashtua nga radhët e Partisë Socialiste.

Published inLAJMI